Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Holandë, me afërsisht 6,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.
Pozicioni: Planning Engineer
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit: Planning Engineer suporton Menaxherin e Planifikimit dhe Raportimit në detyrat e përditshme me focus grumbullimin e informacionit sipas ecurisë së projekteve, planifikimin, gjenerimin e raporteve mujore periodike të projekteve si dhe detyrave të tjera që Njësia e Planifikimit dhe Raportimit kryen.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
- Grumbullon informacion mbi ecurincë e projektit dhe organizimin e tij në sharefolder;
- Azhornon grafikun e punimeve në bashkëpunim me stafin e projektit;
- Përpilon raportet mujore/peroidike të projektit;
- Harton raportet në fund të çdo projekti mbi ecurinë, problematikat dhe konkluzionet;
- Ndan stafin teknik në projektet përkatëse;
- Asiston Manaxherin me marëdhëniet e bashkëpunimit që ai ka me stafin e departamenteve të tjera dhe kantiereve në funksion të projektit;
- Asiston Manaxherin mbi manaxhimin e të drejtave për sistemin QNAP NAS;
- Adreson problematikat në perdorim të Sistemit Navision dhe linjën e trajnimeve të stafit për këtë system;
- Asiston Manaxherin mbi trajnimet vjetore dhe shpërdarjen e tyre në të gjitha linjat e structures organizative;
- Detyra të tjera që I ngarkohen nga Manaxheri i njësisë;
Edukimi: Të zotërojë diplomë master në Inxhinieri Ndertimi.
Kualifikime të tjera:
- Të paktën 2-5 vjet eksperiencë pune në industri të njëjtë të dokumentuar për pozicionet përkatëse;
- Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike;
- Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat;
- Komunikim i shkëlqyer verbal dhe me shkrim, përgatitje raportesh etj.
- Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXCEL, MS-PROJECT (ose PRIMAVERA) etj.
- Njohuri në përdorimin e programit Revit përbën përparësi;
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre dhe letrën e motivimit ne linkun Mane TCI – Planning Engineer in Tirane (zohorecruit.eu)
Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
Afati i dorëzimit: 25/04/2022
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
More Information
- Experience Level me eksperience