Personel akademik efektiv pranë Departamentit të Shkencave Kompjuterike 77 views

Job Expired

Lajmërim  personel akademik efektiv pranë Departamentit të Shkencave Kompjuterike, SHLUJ “Universiteti Marin Barleti”, në kuadër të procesit të plotësimit të personelit akademik të Departamentit të Shkencave Kompjuterike, kërkon të punësojë personel akademik efektiv, në pozicion pune me përshkrimin:

  • Te zoteroje gradën shkencore Doktor ne Shkenca Kompjuterike, Inxhineri Kompjuterike ose ne nje fushe te perafert.
  • Nota mesatare e studimeve universitare (Bachelor dhe Master i Shkencave) të jetë ≥ 8.0 (e barabartë ose më e lartë se 8.0), është kusht hyrës;
  • Dëshminë/Certifikatën e mbrojtjes së gjuhës së huaj, e vërtetuar përmes testeve të njohura ndërkombëtare. Preferohet gjuha angleze
  • Të ketë përvojë akademike në mësimdhënie
  • Të ketë përvojë në kërkimin shkencor;
  • Të ketë aftësi shumë të mira koordinuese, organizative dhe komunikuese për të punuar në një projekt me shumë partnerë ndërkombëtarë dhe për të lehtësuar bashkëpunimin midis palëve;
  • Njohje shumë të mirë të gjuhës angleze dhe italiane;
  • Njohuri shumë të mira kompjuterike (Paketa Office etj).

Kandidati fitues do të ketë si përgjegjësi zbatimin e të gjitha detyrimeve që përcaktohen në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, si dhe zbatimin e detyrimeve që përcaktohen në statutin dhe rregulloret e SHLUJ “Universitetit Marin Barleti” për pozicionin që do të mbulojë.

Procedura e aplikimit:

Kandidatët aplikues, deri në datën 15 shkurt 2020, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore në “Universiteti Marin Barleti” (në formë të printuar) si dhe në adresën elektronike hr@umb.edu.al, dokumentacionin e mëposhtëm:

  • Kopje të noterizuar të diplomave dhe listës së notave të studimeve universitare dhe pasuniversitare;
  • Një CV të përditësuar, në gjuhën shqipe dhe angleze, në formatin Europass;
  • Një letër interesi për pozicion për të cilin aplikon;
  • Dy kontakte reference. (opcionale)

Vetem personat që plotësojnë kriteret e vendosura më sipër do të kontaktohen.

Të dhënat e aplikantëve mblidhen, përpunohen dhe trajtohen në mënyrë konfidenciale në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 0 Jobs
  • Location
  • Rruga/Zona Rruga e Kosovarëve
  • Tel/Mob +355 4 220 0173
  • Profili Arsim