Kategoria e punës: Prodhim
Shoqeria SO CART sh.p.k., pjese e ALKOS Group, kompani prodhuese shqiptare, me aktivitet kryesor transformimin e letrës celulozë në produkt përfundimtar për konsumatorin, po kërkon të punësojë Përgjegjës Magazine (për linjë prodhimi-fabrikë)
Rreth Rolit: Ky pozicion ka rol kyç në organizimin dhe administrimin e magazinës, duke garantuar menaxhimin e saktë të lëndëve të para, materialeve ndihmëse, materialeve të paketimit dhe produkteve të gatshme, si dhe furnizimin në kohë të linjave të prodhimit.
Detyrat
- Kryen me përgjegjësi të plotë të gjitha proceset e ngarkuara në magazinë.
- Organizon dhe mbikëqyr aktivitetin e përditshëm të magazinës së fabrikës.
- Siguron regjistrimin korrekt të hyrjeve, daljeve, transferimeve dhe kthimeve të materialeve.
- Monitoron përputhjen ndërmjet gjendjes fizike të stokut dhe të dhënave në sistem.
- Koordinon furnizimin e linjave të prodhimit me lëndë të para dhe materiale, duke shmangur ndërprerjet operative.
- Organizon pranimin, sistemimin, ruajtjen dhe gjurmueshmërinë e materialeve dhe produkteve të gatshme.
- Mbikëqyr inventarizimet periodike, analizon diferencat dhe propozon masa korrigjuese.
- Organizon punën ditore të stafit të magazinës dhe monitoron produktivitetin, disiplinën dhe respektimin e procedurave.
- Siguron përdorimin e duhur të hapësirave, pajisjeve të magazinës dhe zbatimin e rregullave të sigurisë në punë.
- Përgatit raporte periodike mbi gjendjen e stokut, lëvizjet e materialeve, diferencat dhe problematikat operative.
- Kryen punë të tjera brenda profilit.
Kualifikimet
- Arsim i lartë në Inxhinieri, Inxhinieri Mekanike, Logjistikë ose fusha të ngjashme.
- Eksperiencë pune 3-5 vite në menaxhimin e magazinës, e preferueshme në fabrikë ose mjedis industrial/prodhues.
- Preferohet të ketë eksperienca të mëparshme pune në role të ngjashme, mundësisht në industri prodhimi ose përpunimi të kartonit/letrës;
- Njohuri të mira mbi proceset e magazinimit, kontrollin e inventarit dhe furnizimin e prodhimit.
- Të ketë aftësi të mira organizative dhe të jetë i aftë për t’u përshtatur shpejt ndaj ndryshimeve;
- Vëmendje e lartë ndaj detajeve dhe aftësi për të ndjekur protokollet e sigurisë.
- Të ketë njohuri në përdorimin e makinerive dhe pajise industriale;
- Njohuri të mira të Microsoft Excel; eksperienca me sisteme ERP/WMS përbën avantazh.
- Aftësi të mira organizative, analitike, koordinuese dhe për zgjidhjen e problemeve.
- Përgjegjshmëri, korrektësi, integritet dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Aftësi për të punuar në një mjedis dinamik prodhimi dhe për të bashkëpunuar me departamente të ndryshme.
- Leje ose certifikim për përdorimin e pirunit ngritës përbën avantazh.
- Person i organizuar, i orientuar drejt detajeve dhe me aftësi shumë të mira komunikuese e bashkëpunuese;
- Përbën avantazh për këtë profil, zotërimi gjuhës italiane dhe/ose angleze.
- Fleksibël me oraret e punës;
- Transport i garantuar nga kompania.
Shënime
Çfarë ofrojmë?
- Pagë konkurruese, në përputhje me kualifikimin dhe eksperiencën.
- Mjedis pune profesional, dinamik dhe bashkëpunues.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe kontribut të drejtpërdrejtë në përmirësimin e proceseve operacionale të fabrikës.
- Nëse keni eksperiencën dhe aftësitë e kërkuara, ju ftojmë të aplikoni dhe të bëheni pjesë e ekipit të SO CART.
Të interesuarat mund të na kontaktojnë për më shumë detaje në 0697053354 ose të dërgojnë aplikimin e tyre, në: hr@alkosgroup.al
Mbrojtja e të Dhënave Personale
Alkos Group Albania përpunon të dhënat personale të aplikantëve në përputhje me Ligjin Nr. 124/2024, datë 19.12.2024, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, si dhe me Udhëzimin Nr. 42, datë 22.07.2014, “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”.
Të dhënat personale të aplikantëve përfshijnë kryesisht informacionin e deklaruar në CV, letrat e motivimit, referencat dhe çdo dokument tjetër të dorëzuar gjatë procesit të aplikimit. Këto të dhëna përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, vlerësimi dhe përzgjedhjeje të kandidatëve.Duke aplikuar pranë Alkos Group Albania, aplikantët deklarojnë se janë në dijeni dhe pranojnë përpunimin e të dhënave të tyre personale sipas sa më sipër.Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë në çdo kohë: akses në të dhënat e tyre personale, korrigjimin ose përditësimin e tyre, fshirjen e të dhënave, kur është e aplikueshme sipas legjislacionit në fuqi.Për ushtrimin e këtyre të drejtave, aplikantët mund të kontaktojnë Departamentin e Burimeve Njerëzore në: hr@alkosgroup.al
Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.
More Information
- Rruga/Zona Tiranë, Vorë
- Tel/Mob +355 697053354
- Language anglisht, italisht
- Experience Level me eksperience
