Përfaqësues Shitjesh (Sektori Kozmetike) 51 views

Job Expired

Agjencia e Rekrutimit Profesionisti është një Agjenci Rekrutimi dhe Konsulence e fokusuar në vlerësimin e Burimeve Njerëzore dhe lehtësimin e bizneseve për të zgjedhur stafin e duhur. Qëllimi ynë është të ndërtojmë marrëdhënie të besueshme dhe afatgjata me kandidatët dhe bizneset. Vizioni ynë është të sigurojmë që njerëzit në tregun tonë të frymëzohen, motivohen, trajnohen dhe zhvillohen për të përqafuar të ardhmen e punës. Misioni ynë është të ndihmojmë klientët tanë të gjejnë dhe punësojnë profesionistët më të kualifikuar në profesione të zgjedhura dhe shumë të aftë, si dhe t’i ndihmojmë ata profesionistë të gjejnë mundësitë më të mira të punës në fushat e tyre përkatëse dhe të çojnë më tej karrierën e tyre.

Pozicioni i punës:       Përfaqësues/e Shitjesh

Kushtet e kontratës:   E pacaktuar

Vendndodhja:            Tiranë, Shqipëri

Qëllimi i Pozicionit: Po kërkojmë një Përfaqësues të motivuar Shitjesh për t’iu bashkuar ekipit të shitjeve për klientin tonë, lider në distribucionin e produkteve të kozmetikës dhe markave më të njohura në Evropë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Të prezantojë dhe shesë shërbimet dhe produktet e kompanisë klientëve të rinj dhe atyre ekzistues.
  • Të arrijë objektivat mujore të përcaktuara nga kompania.
  • Të zbatojë politikat, drejtimet dhe proçedurat e kompanisë.
  • Të identifikojë dhe zgjidhë në kohë shqetësimet e klientëve.
  • Të mbajë marrëdhënie të rregullta me klientët.
  • Të bashkëpunojë me departamentet e tjera deri në zgjidhjen e çdo problemi/kërkese nga klientët.
  • Të kryejë detyra të tjera që mund t`i caktohen herë pas here me qëllim realizimin dhe zhvillimin e objektivave dhe strategjive të kompanisë

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:


Edukimi:
  Të ketë përfunduar Arsimin e lartë.

Eksperiencë pune: Preferohen eksperienca të ngjashme të mëparëshme të punës në sektorin e shitjeve.

Eksperienca e punës në sektorin e kozmetikës/retail dos në sektorin e kozmetikës/retail do përbënte avantazh.

Aftësitë:

  • Të jetë I gatshëm të lëvizë në terren
  • Të jetë i gatshëm dhe i aftë të punojë në grup.
  • Të pëlqeje punën me njerëzit.
  • Njohuri paraprake të produkteve.
  • Trajnimet ne fushën relevante do të kenë përparësi;

Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV-në tuaj duke specifikuar pozicionin në fjalë në adresën tonë elektronike: rekrutim@profesionisti.al ose mund të kontaktoni në numrin e kontaktit: +355 68 208 1357

“Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Vetem kandidatet e perzgjedhur per interviste do te kontaktohen nga Agjensia.

 

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 2 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rruga e Kavajes/Condor Center
  • Tel/Mob +355682081362
  • Profili Sherbime