Perfaqesues/e shitjesh ne show room 81 views

Job Expired

Vanto Home shpk, kompani e specializuar në tregëtimin e pajisjeve elektroshtëpiake të brandeve më të mira ndërkombëtare, kërkon të punësojë 2(dy) persona në pozicionin e përfaqësuesit të shitjeve në show room.

Kandidatët duhet të kenë aftësi shumë të mira komunikuese, eksperiencë në pritjen dhe zbulimin e nevojave të klientit si dhe bindës në përcjelljen e informacionit me qëllim final realizimin e shitjes.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

– Të informojnë klientët mbi kompaninë, produktet dhe shërbimet e ofruara;

– Të ofrojnë shërbim të shkëlqyer ndaj klientëve;

– Të ndjekin me përpikmëri proceset e punës sic përcaktohet në udhëzimet e përcaktuara paraprakisht;

– Të tregohet bashkëpunues me të gjithë sektorët brenda kompanisë për të mundësuar realizimin me sukses procesit të shitjes;

– Të realizojë aktivitetin e shitjes me qëllim përmbushjen e nevojave të klientëve dhe arritjen e objektivave të paracaktuara të shitjes.

– Të tregojë kujdes ndaj pajisjeve dhe mjedisit të punës, duke krijuar një atmosferë mikpritëse dhe komode për klientët;

– Bashkëveprim të ngushtë me departamentin e shërbimit ndaj klientit për ndjekjen me përpikmëri të kërkesave të klientëve

– Implementimin e politikave dhe procedurave në fuqi të kompanisë;

 

Kandidatët e interesuar duhet të plotësojne kriteret e mëposhtme:

 

– Diplomë Universitare.

– Eksperiencë e mëparshme në fushën e shitjeve në të njëjtin sektor përbën avantazh.

– Njohuri të mira të gjuhës Angleze dhe/ose Italiane.

– Aftësi të mira kompjuterike të paketës Office dhe aftësi për të mësuar programet/sistemet e aplikuara të shitjes;

– Aftësi të shkëlqyera komunikimi;

– Të jetë person energjik dhe i motivuar, i përgjegjshëm dhe i kujdesshëm ndaj detajeve;

– I/e disponueshem për të punuar me turne;

– I/e besueshëm dhe i/e aftë për të ndërmarrë iniciativa;

– Aftësi për të punuar individualisht si dhe në grup;

 

Aplikimet do të pranohen deri në datën 15 Shtator 2021.

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.

 

 

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 0 Jobs
  • Location Albania, Tiranë
  • Profili Elektro-Shtepiake, Tregti