Përfaqësues/e Mjekësor/e 153 views1 application

Job Expired

Spring Pharma kërkon që t’i bashkohet ekipit të saj: Përfaqësues/e Mjekësor/e

Kandidati/ja duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme:

  • Të ketë përvojë pune në këtë fushë, ose të ngjashme.
  • Të ketë aftësi shumë të mira në komunikim dhe në prezantim produktesh.
  • Të ketë përfunduar studimet e larta (e preferueshme profili mjekësor ose Shkencat e Natyrës).
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze, si edhe të paketës Microsoft Office.
  • Të zotërojë lejë të drejtimit të automjetit.

Detyrat kryesore:

  • Të promovojë produktet mjekësore në mjekë dhe farmaci;
  • Të zhvillojë dhe mbajë marrëdhënie korrekte me bashkëpunëtorët;
  • Të realizojë dhe planifikojë vizita periodike në terren;
  • Të realizojë raportime periodike të punës te personat përgjegjës;
  • Të udhëhiqet nga fryma e bashkëpunimit me kolegët dhe bashkëpunëtorët.

Pagesa: Konkurruese.

Ju mirëpresim!

Të interesuarit të dërgojnë CV në adresën: info@springpharma.al

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

Të dhënat e aplikantëve do të trajtohen në mënyrë konfidenciale në përputhje me Ligjin nr. 9887,
datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 0 Jobs
  • Location Tiranë
  • Profili Farmaceutike