Pedagog në fushën e Turizmit 87 views

Job Expired

SHLUJ “Universiteti Marin Barleti”,  në kuadër të procesit të plotësimit të personelit akademik të Departamentit  të Turizmit, Mikpritjes dhe Rekreacionit kërkojmë të punësojmë personel akademik efektiv dhe eksperiencë ne projekte.

Kandidati te kete si pergjegjesi zbatimin e te gjitha detyrimeve që përcaktohen në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”,

si dhe zbatimin e detyrimeve që përcaktohen në statutin dhe rregulloret e SHLUJ “Universitetit Marin Barleti” për pozicionin që do të mbulojë.

Kandidati duhet të përmbushë këto kritere:

  • Të jetë i diplomuar (preferohet në një nga vëndet e BE-së) në fushën e Turizmit.
  • Preferohet të ketë gradën shkencore “Doktor”.
  • Preferohet të ketë përvojë në mësimdhënie në fushën e Turizmit.
  • Të paktën 3 vite eksperiencë profesionale në fushën e turizmit ose në agjensi turistike.
  • Të ketë përvojë në kërkimin shkencor;
  • Të ketë aftësi shumë të mira koordinuese, organizative dhe komunikuese për të punuar në një projekt me shumë partnerë ndërkombëtarë dhe për të lehtësuar bashkëpunimin midis palëve;
  • Njohje shumë të mirë të gjuhës angleze dhe italiane;
  • Njohuri shumë të mira kompjuterike (Paketa Office etj).

Procedura e aplikimit:

Kandidatët aplikues, deri në datën 15 shkurt 2020, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore në “Universiteti Marin Barleti” (në formë të printuar) si dhe në adresën elektronike hr@umb.edu.al,dokumentacionin e mëposhtëm:

  • Kopje të noterizuar të diplomave dhe listës së notave të studimeve universitare dhe pasuniversitare;
  • Një CV të përditësuar, në gjuhën shqipe dhe angleze, në formatin Europass;
  • Një letër interesi për pozicion për të cilin aplikon;
  • Dy kontakte reference. (opcionale)

Vetëm personat që plotësojnë kriteret e vendosura më sipër do të kontaktohen.

Të dhënat e aplikantëve mblidhen, përpunohen dhe trajtohen në mënyrë konfidenciale në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 0 Jobs
  • Location
  • Rruga/Zona Rruga e Kosovarëve
  • Tel/Mob +355 4 220 0173
  • Profili Arsim