Payroll Specialist 121 views1 application

Job Expired

Kompania Vega Solar, e themeluar në Nëntor 2018, ka arritur në një kohë të shkurtër të bëhet lider në tregun e energjive të rinovueshme në Shqipëri. Me nje staf administrativ prej 25 personash dhe grup pune prej 80 punonjësish, Vega Solar ofron sherbimet e saj në të gjithë territorin e Shqipërisë. Vizioni i kompanisë tonë është një Shqipëri e pavarur energjikisht, duke shfrytezuar burimet e rinovueshme të energjisë në një mënyrë miqësore me mjedisin.

Për të ofruar një shërbim sa më profesional Vega Solar po kërkon të zgjerojë stafin me një Payroll Specialist.

 

Përshkrimi i punës:

  • Zhvillon dhe ploteson procedurat e payroll ne kompani dhe ndjek me perpikmeri respektimin e tyre;
  • Perpilon liste pagesat e punonjesve duke respektuar proceduren perkatese dhe politikat e kompanise;
  • Kryen deklarimin e punonjësve të rekrutuar pranë Sigurimeve Shoqerore;
  • Mban dhe përditëson Regjistrin e Punëmarrsit;
  • Mban dhe llogarite mungesat, lejet etj
  • Kryen detyra të tjera të përcaktuara nga Menaxheri.

       Kualifikimet:

  • Të ketë mbaruar studimet e larta, preferohet dega Finance ose Administrim Biznes.
  • Aftesi shumë të mira për të punuar në grup;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Aftësi për të ruajtur konfidencialitetin
  • Njohuri shumë të mira të Excel-it.

          Orari i punës*

  • E Hënë – E Premte
  • 08:00 – 12:30
  • 13:30 – 17:00

Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj me foto në adresën: rekrutime@vegasolar.al me subjekt “Payroll Specialist”.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen per intervistë pune.

*Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 3 Jobs
  • Profili Energjitike