Patrullues Sigurimi 258 views

Job Expired

Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
ACREM është pjesë e BALFIN Group e specializuar në ofrimin e menaxhimit të pasurive të paluajtshme të BALFIN Group dhe jo vetëm, si dhe shërbimeve operative në to.
Pozicioni: Patrullues Sigurimi Departmenti: Sigurisë së Brendshme
Vendodhja: Tiranë (TEG //QTU)
Përshkrimi i Pozicionit të Punës Është përgjegjës për kryerjen e vëzhgimeve në terren në funksion të sigurimit të ambienteve të qendrës tregtare për të garantuar qetësi dhe siguri për klientet gjatë kohës së qëndrimit në njesitë tregtare apo njësite e tjera të biznesit.
Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Kryen survejimin në terren te ambjenteve të përbashkëta, dyqaneve, zonave të shërbimeve, zyrave në respektim të rregullores të vendosur nga Departamenti i Sigurisë apo Menaxhimi i njësisë dhe kryen raportimet orare/ditore për shkeljet përkatëse nese do të ketë.
  • Survejon për mirëfunksionimin e përgjithshem të njësisë/ dyqaneve/ zyrave etj dhe raporton rast pas rasti sipas kërkesave të supervizorëve apo menaxhimit.
  • Pikas raste të vecanta të klienteve që shfaqin sjellje problematike duke vënë në dijeni menjëherë supervizorët apo menaxherët.
  • Raporton menjëherë veprimet që bien ndesh me ligjin apo rregulloren e brendshme të qendrës.
  • Bashkëpunon në ekip per kryerjen e detyrave dhe mbarevajtjen e sigurisë së brendshme të ambjentit.

Kërkesa dhe kualifikime:

  • Të ketë kualifikime përkatëse ne këtë fushë dhe një experiencë pune jo më pak se 3 vite (eksperiencë në sektorin e shërbimeve).
  • Preferohet te kete kryer arsimin e lartë, arsimi bazë është i detyruar.
  • Aftësi të mira të lidershipit dhe menaxhim të grupit.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
  • Aftësi të lartë vetëkontrolli, maturie dhe të punës nën presion.
  • Njohja e gjuhës angleze dhe gjuhëve të tjera përben avantazh.
  • Mënyra e aplikimit:

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni elektonikisht CV-n tuaj në adresën email: hr@acrem.al Për dorëzim të CV-ve mund të paraqiteni në TEG pranë pikës së informacionit kati 0
Mbyllja e aplikimeve në dt.​ 14.02.2023
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 8 Jobs
  • Location Tiranë
  • Profili Sherbime