OPERATOR REWINDER KRYESOR (SPECIALIST) – MENAXHER TURNI 48 views

Job Expired

Kategoria e punës: PRODHIM

OPERATOR REWINDER KRYESOR (SPECIALIST) – MENAXHER TURNI

Shoqëria SO CART sh.p.k., pjesë e ALKOS Group, po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e punës Operator Rewinder Kryesor për linjën e  prodhimit

QËLLIMI POZICIONIT:

Pozicionet do t’i raportojnë drejtpërdrejt Mbikëqyrësit të Prodhimit dhe do të jenë përgjegjës për funksionimin e sigurt të makinerive të përpunimit të bobinave, duke u siguruar kështu që produktet e prodhuara të jenë të një cilësie tepër të të lartë dhe që përmbushin të gjitha kërkesat e klientëve.

Një Operator Rewinder Kryesor (rimbështjellës) transferon bobinat e letrës nga bobinat e mëdha në bobina më të vogla bazuar në specifikimet e kompanisë ose të klientit.

Si Operator Rewinder Kryesor (rimbështjellës), detyrat tuaja përfshijnë sigurimin që bobinat e letrës të jenë mbështjellë në gjatësi të caktuara, futjen e letrës nga bobina kryesore në një makinë që do të masë gjatësitë e kërkuara për bobinën e re, heqjen e saj pas përfundimti të procesit dhe vendosjen e bobinave të reja. Roli i tij ka rëndësi të veçantë në mirëmbajtjen dhe kalibrimin e pajisjeve e makinerive të punës.

 

FUNKSIONET THEMELORE:

  • Siguron në mënyrë të vazhdueshme dhe cilësore mirëmbajtjen e të gjithë zinxhirit të prodhimit e menaxhimin optimal të linjës;
  • Organizon punën dhe prioritizon proceset për kapacitet e prodhimit sipas potencialit të linjës;
  • Mbikqyr të gjithë ciklin e linjës dhe kujdeset për cilësinë e prodhimit që të jetë në përputhje me kriteret e kërkuara e specifikimet përkatëse të produktit, si diametri i rrotullës/bobinës, cilësia e paketimit, qendërzimi i paketimit, mbyllja e paketimit, etj.;
  • Kryen në mënyrë efektive operacionet e ripërpunimit – duke e kthyer produktin pas përpunimit në produkt të përfunduar komfort udhëzimeve dhe kërkesave për tregëtim;
  • Përgjegjës për funksionimin e makinerive dhe standardeve të cilësisë së pajisjeve industriale;
  • Konfiguron me saktësi makineritë për proceset e ndryshme, si prerja, mbështjellja, numërimi e stock-imi i produktit;
  • Përgatit dokumentacionin mbi kontrollet periodike të cilësisë për të siguruar që produktet e prodhuara të jenë në përputhje me standardet e kompanisë dhe specifikimet e klientit.
  • Kujdeset për bazën materiale, lëndën e parë ripërpunuese-bërthamën dhe çdo furnizim e material tjetër të nevoshëm për makineritë;
  • Inspekton pajisjet për defekte të ndryshme që mund të kenë dhe kujdeset për mirëmbajtjen e tyre;
  • Menaxhon mbetjet në çdo fazë të prodhimit dhe i dërgon ato në pikën/zonën e grumbullimit;
  • Kryen në mënyrë të sigurt dhe efikase të gjitha funksionet thelbësore të punës në përputhje me proçedurat e politikat e kompanisë;
  • Kryen analiza të ndryshme mbi ciklin e linjës së prodhimit dhe i analizon ato në mbledhje të ndryshme a takime me eprorët e tij;
  • Kujdet për mjedisin e punës që të jetë i pastër dhe i organizuar;

 

Krahas menaxhimit të rewinder-it dhe përgjegjësisë për të gjithë linjën e prodhimit, bashkëpunon në mënyrë aktive dhe kryen operacione të tjera të cilat janë në përgjegjësinë totale të tij, si:

  • Në bashkëpunim me operatorët e tubacionit (asistent-përçues), kujdeset për ndërrimin e bobinës mëmë, zhvendosja-shkarkimi i bobinave të përfunduara, zëvendësimi i tyre me bobinën e re dhe kalimin e letrës;
  • Bën verifikimin dhe zëvendësimin e ngjitësit të petëzimit (ose ujit), të ngjitësit mbërthyes në bërthamë (ngjitës) dhe të ngjitësit mbyllës të mbulesës së fundit (ngjitës për vulosjen e bishtit);
  • Zëvendëson tehun e sharrës me ndihmën personelit të mirëmbajtjes;
  • Bashkëpunon në mënyrë aktive me personelin e mirëmbajtjes për pastrimin, riparimet dhe/ose modifikime të tjera sipas kontrollit periodik të planifikuar, gjatë kohës kur linja nuk punon;
  • Kryen detyra të tjera sipas nevojave operacioanle të pozicionit;

 

KUALIFIKIME DHE KRITERET

  • Të ketë mbaruar arsimin e mesëm profesional. Studimet e larta BA në degët inxhinieri ose shkenca të natyrës përbën avantazh;
  • Të ketë minimumi 2 vite eksperiencë në një rol të ngjashëm, mundësisht në industri prodhimi ose përpunimi të kartonit/letrës;
  • Person me iniciativë dhe aftësi drejtuese;
  • Të ketë aftësi shumë të mira organizative dhe të jetë i aftë për t’u përshtatur shpejt ndaj ndryshimeve;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi;
  • Të ketë njohuri të gjuhës italiane dhe/ose angleze;
  • Të jetë i aftë dhe i shkathët në përdorimin e mjeteve dhe makinerive të punës;
  • Fleksibël me oraret e punës;

 

Proçedura dhe afatet e aplikimit

Nëse jeni të etur për të mësuar dhe ju pëlqen të punoni me teknologjinë më të fundit në një mjedis me ritme të shpejta pune dhe ekip bashkëpunues, aplikoni duke dërguar kërkesën tuaj për punësim dhe një kopje të cv-së në adresën e-mail hr@alkosgroup.al

*Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 4 Jobs
  • Location Albania, Tiranë
  • Rruga/Zona Fushe – Preze, Vora, Tirana
  • Tel/Mob +355697014570
  • Profili Prodhim/Perpunim