Operator i Sallës së Monitorimit 45 views

Job Expired

S&D Invest” është një nga kompanitë e mirënjohura në fushën e menaxhimit dhe administrimit të pronës së përpashkët, e cila menaxhon rezidenca dhe resorte turistike duke zhvilluar ambjente funksionale, të sigurta, të pastërta, të gjelbërta të cilat ndikojnë në cilësinë e jetëses në komunitet.

“S&D Invest” për Rezidencën Kodra e Diellit, ju fton të aplikoni në pozicionin e punës:

Operator i Sallës së Monitorimit

Përshkrim i përgjithshëm

Operatori I Sallës së Monitorimit do të jetë përgjegjës për monitorimin e sistemit te videoveshgimit dhe sistemeve te alarmit sipas rregullave dhe standardeve të kompanisë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Monitoron sistemet e alarmit dhe ato të kamerave;
  • Kryen shërbimin me turne, gjatë gjithë ditëve të javës, në qëndrën e monitorimit të rezidencës;
  • Bashkëpunon me qëndrën operatore të SHRSF-së duke kordinuar për monitorimin e kryerjes së shërbimit nga punonjësit e sigurisë si dhe kontrollin e objekteve me grupet e gatshme të SHRSF-së;
  • Realizon komunikimet përkatëse duke njoftuar personat përgjegjës për raste emergjente;
  • Evidenton në librat e shërbimit të gjitha detajet e ngjarjeve të ndodhura si dhe udhëzimet e dhëna nga Drejtuesit;
  • Jep informacione përmes telefonit për temat për të cilat janë të interesuar banorët apo telefonues të ndryshëm;

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Të ketë përfunduar arsimin e mesëm;
  • Përbën avantazh eksperienca në sektorin e ngjashëm;
  • Aftësi të mira komunikuese, ndërpersonale dhe organizative;
  • Të ketë njohuri të mira të ‘’Paketës Office’’;
  • Njohuri të mira të gjuhës Angleze dhe Italiane;

Aplikantët e interesuar dhe që plotësojnë kërkesat e përmendura më lart janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre deri në adresën e emailit: standart@agikons.com, ose te kontaktojne ne numrin e telefonit: +355686082912

Afati i fundit i pranimit te aplikimeve eshte deri ne dt. 15.09.2022

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Cel. : +355686082912

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 20 Jobs
  • Location
  • Profili Turizem