Operator i kualifikuar makinerie (për linjë prodhimi) 11 views

Shoqeria SO CART sh.p.k., pjese e ALKOS Group, kompani prodhuese shqiptare, me aktivitet kryesor transformimin e letrës celulozë në produkt përfundimtar për konsumatorin, po kërkon të punësojë Operator të kualifikuar makinerie (për linjë prodhimi)

Rreth Rolit:

Operatori i Linjës së Prodhimit është përgjegjës për mbikëqyrjen dhe kontrollimin e makinerive dhe pajisjeve të linjës së prodhimit për të siguruar proçese efikase prodhimi. Ky rol kërkon vëmendje të madhe ndaj detajeve, njohuri të forta për praktikat e sigurisë dhe aftësi për të zgjidhur problemet që mund të shfaqen gjatë procesit të prodhimit. Në funksionin e prodhimit, operatorë kryejnë procese të ndryshme në fabrikë, detyra e përgjegjësi të lidhura ngushtë me linjën e prodhimit komfort standardeve e objektivave që ndjek Shoqëria So Cart. Ata ushtrojnë rolin e tyre nën mbikqyrjen e plotë nga Menaxheri Prodhimit.

DETYRAT

  • Kryen me përgjegjësi të plotë të gjitha proceset e ngarkuara në linjën e prodhimit;
  • Monitoron performancën e makinerive për të siguruar funksionim optimal dhe minimizimin e ndërprerjeve;
  • Ndërmerr veprime të autorizuara nga menaxheri prodhimit, në ndryshimet e formatit me qëllim zbatimin e programeve të planifikuara për ciklin e linjës së prodhimit;
  • Inspekton produktet gjatë procesit të prodhimit dhe kujdeset që cilësia e produktit të përpunuar dhe të përfunduar të jetë komfort specifikimeve e parametrave të kërkuar nga menaxherët e prodhimit dhe kontrollorit të cilësisë;
  • Kujdeset dhe monitoron sistemet e sigurisë të instaluara në të gjitha makineritë funksionale në linjën e prodhimit;
  • Identifikon dhe adreson zgjidhje të shpejta të çdo defekti në pajisje ose problemeve të prodhimit;
  • Kryen mirëmbajtjen e rregullt të makinerive për të siguruar funksionimin korrekt;
  • Ndjek të gjitha udhëzimet e rregulloreve të sigurimit teknik dhe higjienës, për organizimin e hapësirës së prodhimit dhe pasjen e një ambienti pune të sigurt;
  • Kujdeset për mirëmbajtjen bazë të makinerive dhe bashkëpunon me ekipin e mirëmbajtjes, për të siguruar që procesi i prodhimit të funksionojë pa probleme
  • Dokumenton saktë të dhënat e prodhimit, duke përfshirë sasitë, kohën dhe çdo problem ose mirëmbajtje që është realizuar;
  • Për çdo proçes pune të kryer, plotëson fletë-urdhërin e të dhënave të prodhimit dhe kontrollit të cilësisë, komfort sistemit të informacionit të kompanisë, i cili lejon menaxhimin e proçesit të prodhimit në të gjitha aspektet e tij;
  • Punon mjaftueshëm i organizuar duke siguruar në mënyrë të vazhdueshme menaxhim optimal të linjës së prodhimit;
  • Asiston në trajnimin e operatorëve të rinj sipas nevojës;
  • Ndjek orarin e prodhimit për të përmbushur objektivat ditore, javore dhe mujore;
  • Njofton menjëherë menaxherin e turnit për problemet që janë përtej përgjegjësive, aftësive të tij apo pengesat e ndryshme që mund të lindin gjatë proçesit të prodhimit;
  • Kryen punë të tjera, si vetë-mirëmbajtjeje e instalimeve apo pajisjeve kur është e nevojshme.

KUALIFIKIMET

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë; (kualifikime teknike shtesë përbëjnë avantazh).
  • Përbëjnë avantazh për këtë profil, përvojat e mëparshme si operator në linja prodhimi dhe zotërimi gjuhës italiane dhe/ose angleze.
  • Preferohet të ketë eksperienca të mëparshme pune në role të ngjashme, mundësisht në industri prodhimi ose përpunimi të kartonit/letrës;
  • Të ketë aftësi të mira organizative dhe të jetë i aftë për t’u përshtatur shpejt ndaj ndryshimeve;
  • Vëmendje e lartë ndaj detajeve dhe aftësi për të ndjekur protokollet e sigurisë.
  • Të ketë njohuri në përdorimin e makinerive dhe pajise industriale;
  • Person i organizuar, i orientuar drejt detajeve dhe me aftësi shumë të mira komunikuese e bashkëpunuese
  • Fleksibël me oraret e punës;
  • Transport i garantuar nga kompania.

Të interesuarat mund të na kontaktojnë për më shumë detaje në 0697053354 ose të dërgojnë aplikimin e tyre, në: hr@alkosgroup.al

Mbrojtja e të Dhënave Personale

Alkos Group Albania përpunon të dhënat personale të aplikantëve në përputhje me Ligjin Nr. 124/2024, datë 19.12.2024, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, si dhe me Udhëzimin Nr. 42, datë 22.07.2014, “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”.

Të dhënat personale të aplikantëve përfshijnë kryesisht informacionin e deklaruar në CV, letrat e motivimit, referencat dhe çdo dokument tjetër të dorëzuar gjatë procesit të aplikimit. Këto të dhëna përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, vlerësimi dhe përzgjedhjeje të kandidatëve.Duke aplikuar pranë Alkos Group Albania, aplikantët deklarojnë se janë në dijeni dhe pranojnë përpunimin e të dhënave të tyre personale sipas sa më sipër.Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë në çdo kohë: akses në të dhënat e tyre personale, korrigjimin ose përditësimin e tyre, fshirjen e të dhënave, kur është e aplikueshme sipas legjislacionit në fuqi.Për ushtrimin e këtyre të drejtave, aplikantët mund të kontaktojnë Departamentin e Burimeve Njerëzore në: hr@alkosgroup.al

More Information

Only candidates can apply for this job.
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 4 Jobs
  • Location Albania, Tiranë
  • Rruga/Zona Rruga e Serave, Km12, Picar, Vore
  • Tel/Mob +355697053354
  • Profili Tregti