Kategoria e punës: PRODHIM
OPERATOR BËRTHAME (CORE)
SO CART pjesë e ALKOS Group në Shqipëri, kërkon për ekipin e prodhimit kandidat potencial si Operator Bërthame (Core)
Përmbledhje e punës
Çfarë bën një Operator Bërthame (Core)?
Operatori i Bërthamës (Core) është përgjegjës për funksionimin makinerisë së kthimit. Është përgjegjës për konfigurimin e makinerisë së përpunimit si dhe për verifikimin e cilësisë së bobinave të furnizuara, rishikimin e produktit për defekte të mundshme që mund të ketë gjatë proçesit të përpunimit, duke siguruar kështu produkt me cilësi të lartë dhe brenda standardeve për klientët tanë.
Ky proces kulmon kur letra rrokulliset për ta përgatitur atë në rrotulla/bobina të madhësive të ndryshme, më pas ato priten në një rrotullues e mbështillen në disa rrotulla me vëllim dhe diametër më të vogël, duke e lënë kështu atë të gatshëm për prerje në matjet e kërkuara.
Operatorët e Bërthamës (Core) gjithashtu mund të marrin pjesë në proçese pune e detyra të tjera operacionale, në përgatitjen e paketimin e produktit duke siguruar kështu që produkti t’i ofrohet transportit në mënyrë të saktë dhe në kohë.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE:
- Rishikon udhëzimet dhe proçedurat mbi konfigurimin e makinerisë së përpunimit komfort standardeve, duke përfshirë tehet, bërthamat dhe pozicionin e kopjimit/përpunimit;
- Rishikoni bobinat për cilësinë e materialit dhe qëndrueshmërinë e tyre;
- Kujdeset dhe ndjek me prioritet proçedurat dhe kërkesat e kompanisë për verifikimin e numrave ID të produktit dhe inspektimin vizual me shenjën e mbikëqyrësit;
- Pas përfundimit të proçesit të përpunimit, verifikon ID-të kryesore të rrotullave/bobinave të përfunduara, i dërgon ato në sektorin përkatës për verifikimin final nga mbikëqyrësi për cilësinë e prodhimit që që ID-ja kryesore të jetë e saktë;
- Ndjek proçesin e paletizimit për rrotullat/bobinat e përfunduara dhe i vendos ato në kutitë/vendet e duhura, duke verifikuar që ID-të e bërthamës dhe të kutisë përputhen me njëra-tjetrën;
- Udhëzon stafin dhe e orienton mbi proçesin e përpunimit dhe që produktet e përfunduara të stivohen dhe vendosen në zonën e caktuar për dërgimin ose për produktet e stokut;
- Komunikon me Përgjegjësin e Turnit, Menaxherin e Prodhimit dhe/ose Programuesin në lidhje me cilësinë e etiketës ose me numrin e ID-së;
- Mirëmban zonën e punës dhe makineritë në gjendje të pastër dhe të rregullt dhe ndjek politikat dhe rregulloret e sigurisë të përshkruara nga So Cart.
- Ndjek dhe zbaton detyra të tjera shtesë sipas nevojave operacionale të kompanisë;
KËRKESAT:
Arsimi:
- Kërkohet diplomë e shkollës së mesme profesionale; Studimet e larta BA në degët inxhinierike përbëjnë avantazh; .
- Preferohet të paktën +2 vite eksperiencë pune në këtë industri, me makineri industriale ose përvojë në fabrikë prodhimi;
Njohuritë dhe aftësitë kryesore:
- Aftësi të mira matematikore dhe të kuptuarit të matjeve/konvertimeve metrike dhe standarde;
- I orientuar në detaje dhe i aftë për të ndjekur udhëzimet standarde të punës;
- Aftësi për të mësuar shpejt dhe për të adoptuar teknologji të reja në një mjedis me ritme të shpejta pune;
- I aftë për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në bashkëpunim me një ekip;
- Aftë të mira komunikimi.
- I motivuar në përmbushjen e objektivave ditore dhe lehtësi në kryerjen e detyrave me përgjegjësi të lartë;
- Të jetë proaktiv për të kuptuar probleme ose mospërputhje që mund të vërehën gjatë proçesit të punës dhe t’i adresojë ato në kohën e duhur;
- Aftësi të mira organizative për të menaxhuar proçese e ngarkesa të ndryshme çdo ditë;
Shënim:
Ky përshkrim pune nuk është krijuar për të mbuluar ose përmbajtur një listë gjithëpërfshirëse të aktiviteteve, detyrave ose përgjegjësive që kërkohen nga punonjësi për këtë punë. Detyrat, përgjegjësitë dhe aktivitetet mund të ndryshojnë në çdo kohë sipas nevojave operacionale të kompanisë.
Proçedura dhe afatet e aplikimit
Të interesuarit duhet të dërgojnë një kërkese për punësim ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të cv në adresën e-mail hr@alkosgroup.al
*Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
More Information
- Rruga/Zona Fushe - Preze, Vore, Tirane
- Tel/Mob +355697053354
- Experience Level Junior