Ofroj punë Shitës/e adidas/Intersport TIRANË 57 views3 applications

Shitësi/ja është pjesë e departamentit të Shitjeve me Pakicë, raporton tek Përgjegjësi i Dyqanit. Shitësi/ja në Dyqan prezanton në mënyrë profesionale produktet e reklamuara në ambjentet e dyqanit, i përgjigjet pyetjeve të klientit me mirësjellje duke ia sqaruar në çdo detaj dhe realizon deri në fund procesin e shitjes.

Roli dhe Përgjegjësitë:                                                              

  • Të sigurojë një shërbim cilësor dhe profesional ndaj klientëve.
  • Të tregojë dëshirë dhe rezultate të dukshme për të plotësuar objektivat e shitjeve.
  • Të kujdeset për pamjen dhe sistemimin e dyqanit.
  • Të qëndroj i/e përditësuar me informacionet mbi produktet e reja ose ekzistuese.

Aftësitë:

  • Të ketë etikë në punë.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese.
  • Te jetë i aftë të punojë në grup.
  • Gjuha e huaj përbën avantazh. 

Edukimi dhe Kualifikimet:

  • Diplomë e shkollës së mesme. Diploma në Arsimin e Lartë do të jetë përparësi. 

Të tjera:

  • Të jetë nga mosha 18 deri në 25 vjeç.

Kandidatët e interesuar për pozicionin e mësipërm, duhet të dërgojnë CV-në deri më, datë

30.04.2021 në adresat e-mailit: hr@balkansport.al .

Subjekti i emailit  duhet të përfshijë pozicionin për të cilin aplikoni.

Apply for this job Apply via Facebook
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 1 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rruga Gjergj Legisi, ish NUB, Laprake, Tirane
  • Tel/Mob 04 220 8295
  • Profili Tregti