Fondi BESA sh.a Institucion Financiar Jobankar, shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin Vlerësues i Pasurive të Luajtshme, për Zyrën Qendrore.
Kërkesat kryesore për kandidatët për këtë pozicion janë:
- Të ketë diplomë të shkollës së lartë, preferohet Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike;
- Të jetë i pajisur me Licencë për vlerësimin e pasurive të luajtshme (do të merren në konsideratë edhe kandidatët të cilët kanë certifikatë të kursit të vlerësimit të linjave teknologjike makineri e pajisje);
- Të ketë eksperiencë në vlerësimin dhe hartimin e raporteve për pasuritë e luajtshme të të gjitha llojeve duke përfshirë pajisjet e biznesit, automjetet, makinëritë, linjat, teknologjike etj;
- Preferohet të ketë eksperienca të mëparshme në vlerësimin e kredive bankare;
Detyrat kryesore për të cilat do të jetë përgjegjës:
- Përgatit vlerësimin dhe hartimin e raporteve për pasuritë e luajtshme të të gjitha llojeve duke përfshirë pajisjet e biznesit, automjetet, makinëritë, linjat, teknologjike etj për kredidhënie;
- Dhënia e asistencës ligjore për departamentet dhe degët rajonale për probleme që lidhen më vlerësimin e pasurive të luajtshme për kredidhënie;
- Bën vlerësimin e Raporteve të Vlerësimit të pasurive të luajtshme të dërguara nga shërbimi Përmbarimor për pasuritë e luajtshme;
- Përgatit përgjigjet ose sqarimet e nevojshme për kërkesa, ankesa apo shkresa të tjera që vijnë në adresë të Shoqërisë në lidhje me pasuritë e luajtshme;
- Bashkëpunon me Departamentet e tjera në lidhje me llogaritjen e vlerës aktuale (amortizimit) të kolateralit të bllokuar nga klientët në favor të Fondit Besa për kreditë e marra;
- Realizon detyra të tjera kurdoherë që kërkohen nga supervizorët;
Të gjithë kandidatët duhet të paraqesin dokumentat e mëposhtme:
- Kërkesë për punësim;
- Curriculum Vitae;
- Licenca për vlerësim të pasurive te luajtshme në fushën “Linja teknologjike dhe makineri” ose certifikatë të kursit të vlerësimit në fushën “Linja teknologjike dhe makineri”;
Dokumentacioni i kërkuar të dërgohet me e-mail brenda datës 15 Korrik 2025 në adresën tonë zyrtare të Institucionit si më poshtë:
Për çdo informacion tjetër mund të vizitoni faqen tonë zyrtare në internet: www.fondibesa.com.