Njoftim Punësimi – Specialist MIS 12 views

Fondi BESA sh.a Institucion Financiar Jobankar, shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin Specialist MIS, pranë Departamentit IT, për Zyrën Qendrore:

 Kërkesat kryesore për kandidatët për këtë pozicion janë:

  • Master në Shkencat Kompjuterike, Sistemet e Informacioni/Inxhinieri apo fusha të ngjashme;
  • Eksperiencë dyvjeçare në bazat e të dhënave, teknikave të zhvillimit të raportimit dhe pozicione të tjera që lidhën me IT-në. Përvoja me hartimin e ruajtjes së të dhënave dhe funksionimin e tyre do të ishte e preferueshme;
  • Njohuri shumë të mira lidhur me RDBMS (MSSQL/ORACLE), veçanërisht në shërbimet e raportimit MS dhe instrumentet dhe teknikat përkatëse të zhvillimit;
  • Njohuri të mira lidhur me funksionimin e sistemit bankar, standartet e kontabilitetit dhe produktet;
  • Përvoja e punës me gjuhët e programimit është e preferueshme. Net,PHP, Java, PL/SQL, XML, Web service etj;
  • Të ketë aftësi shumë të mira operacionale, analitike dhe komunikimi, te jete i përgjegjshëm dhe bashkepunues në punën në grup;
  • Përvoja në bankë, institucion financiar do të ishte e preferueshme (minimumi 2 vjet);
  • Njohuri shumë të mira dhe aftësi komunikimi në anglisht;

 

Detyrat kryesore për të cilat do të jetë përgjegjës:

  • Të analizojë më hollësi nevojat e biznesit për automatizimin e proceseve/aktiviteteve të biznesit, të propozojë, zhvillojë dhe mirëmbajë aplikacione dhe raporte në përputhje me specifikimet e biznesit.
  • Të mbështesë njësitë e biznesit për përgatitjen dhe analizimin në hollësi të kërkesave të biznesit për aplikacione të reja apo modifikimin e atyre ekzistuese dhe të hartojë zgjidhjet përkatëse.
  • Të zhvillojë, shpërndajë dhe të mirëmbajë raportimet, zgjidhjet/aplikacionet në përputhje me specifikimet e biznesit.

 

  Të gjithë kandidatët duhet të paraqesin dokumentat e mëposhtme:

  1. Kërkesë për punësim;
  2. Curriculum Vitae;

 

Dokumentacioni i kërkuar të dërgohët me e-mail brenda datës 24 Prill 2026 në adresën tonë zyrtare të Institucionit si më poshtë:

                               – mfi@besa.org.al

Për çdo informacion tjetër mund të vizitoni faqen tonë zyrtare në internet:

www.fondibesa.com

Only candidates can apply for this job.
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 2 Jobs
  • Location Albania, Tiranë
  • Profili Sherbime Financjare