Njoftim Punësimi – Specialist IT Audit 19 views

Fondi BESA sh.a Institucion Financiar Jobankar, shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin Specialist IT Audit, pranë Departamentit të Auditit të Brendshëm, për Zyrën Qendrore:

 

 Kërkesat kryesore për kandidatët për këtë pozicion janë:

  • Arsim i lartë në fushën e Teknologjisë së Informacionit, Informatikë , Informatikë Ekonomike;
  • Eksperiencë të ngjashme në fushën e teknologjisë së informacionit dhe programimit në institucione financiare (microfinancë, bankë);
  • Eksperiencë punë mbi 5 vite në fushën e Informatikës ose Informatikë Ekonomike;
  • Aftësi të mira analitike dhe komunikuese për të kuptuar dhe zbatuar objektivat e institucionit në fushën e IT – së dhe biznesit;
  • Njohuri të përgjithshme në përdorimin e sistemeve të operimit si Windows Server 2012 . LINUX, etj;
  • Njohuri të përgjithshme në teknologjitë e rrjetit si LAN, MAN, WAN, router, switches,etj;
  • Njohuri të mira në gjuhët e programimit;
  • Njohuri të mira në SQL server / Oracle;

 

Detyrat kryesore për të cilat do të jetë përgjegjës:

  • Të zotërojë aftësi të mira analitike, organizimi dhe të vlerësimit të kontrolleve të IT;
  • Të ofrojë aftësi të mira dhe bashkëpunuese për të punuar i pavarur dhe në grup;
  • Të mbështesë dhe drejtojë ushtrimin e vlerësimit/auditimit të proceseve të IT, në përputhje me strukturat rregullatore apo standartet bazë si ITIL, ISO 27001/02;
  • Të asistojë në hartimin e raporteve periodike të auditimit;
  • Të ofrojë aftësi të mira në menaxhimin e kohës për të arritur afatet dhe dhënie rezultatet maksimale;

 

Të gjithë kandidatët duhet të paraqesin dokumentat e mëposhtme:

  1. Kërkesë për punësim;
  2. Curriculum Vitae;

 

 

Dokumentacioni i kërkuar të dërgohët me e-mail brenda datës 24 Prill 2026 në adresën tonë zyrtare të Institucionit si më poshtë:

                               – mfi@besa.org.al

Për çdo informacion tjetër mund të vizitoni faqen tonë zyrtare në internet: www.fondibesa.com

 

Only candidates can apply for this job.
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 2 Jobs
  • Location Albania, Tiranë
  • Profili Sherbime Financjare