Fondi BESA sh.a Institucion Financiar Jobankar, shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin ASISTENTE OPERATORE për qytetin e Vlorës.
Kërkesat kryesore për kandidatët për këtë pozicion janë:
- Diplomë Universitare në Fakultetin Ekonomik ose në fusha relevante;
 - Të ketë të paktën 1 vit përvojë pune profesionale në fushën e kredidhënies,shitjeve ose menaxhimit:
 - Të jetë e aftë të ofrojë një cilësi të lartë të shërbimit ndaj klientit;
 - Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, në të shkruar dhe në të folur;
 - Të ketë aftësi të punojë në grup dhe të mbështesë të tjerët;
 - Të jetë e organizuar dhe korrekte;
 - Të përgatisë saktë dhe në kohë raporte sipas kërkesës;
 - Njohuri shumë të mira të programeve bazë kompjuterike;
 
Detyrat kryesore për të cilat do të jetë përgjegjës:
- Të komunikojë dhe të informojë klientët/klientët potencial rreth produkteve dhe shërbimeve të kompanisë, si dhe të mbajë saktë të gjithë informacionin e nevojshëm prej tyre;
 - Të jetë person kontakti për zyrën;
 - Të koordinojë dhe të sigurojë që realizohen në kohë të gjitha aktivitetet dhe dokumentacioni përkatës për klientët që janë pjesë e projekteve të veçanta;
 - Të realizojë pyetësorë të ndryshëm me klientët dhe të hedh të dhënat e tyre në programet përkatëse;
 - Të përshkruajë histori të shkurtra klientësh;
 - Të ndihmojë gjatë procesit të kredidhënies; në aplikim, procesim të të dhënave të klientit në sistemin e kredisë të ASF dhe në disbursim;
 - Të ndihmojë në mirëmbajtjen e dosjeve të klientëve dhe në inventarizimin e dokumentacionit fizik dhe elektronik;
 - Të ndihmojë Drejtuesin e Degës dhe të regjistrojë të dhëna për “Sistemin e mbylljes ditore”;
 - Të përgatisë saktë dhe në kohë raporte sipas kërkesës Drejtorit të Degës;
 
Të gjithë kandidatët duhet të paraqesin dokumentat e mëposhtme:
- Kërkesë për punësim
 - Curriculum Vitae
 
Dokumentacioni i kërkuar të dërgohet me e-mail brenda datës 31 Tetor 2025 në adresën tonë zyrtare të Institucionit si më poshtë:
Për çdo informacion tjetër mund të vizitoni faqen tonë zyrtare në internet:
				