Njoftim pune – Kuzhinier/Shef Kuzhine 183 views

Job Expired

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Kuzhinierja / Shefja e Kuzhinës është përgjegjëse për përgatitjen dhe servijen e ushqimit me profesionalizëm në Rezidencën e një Ambasadori.
  • Të planikfikojë dhe përgatisë menutë e vakteve për Ambasadorin dhe anëtarët e familjes së tij si dhe të kontrollojë të gjitha pjatat dhe të sigurohet për cilësinë e tyre.
  • Të planifikojë dhe përgatisë menutë për darka dhe pritje.
  • Të ketë aftësi në sistemimin dhe magazinimin e produkteve ushqimore në kuzhinë.
  • Të sigurohet që artikujt dhe produktet ushqimore të ruhen dhe të ndërrohen në mënyrën e duhur.
  • Krahas kësaj, kuzhinierja është përgjegjëse për kontrollin e produkteve rregullisht.

 

Aftësitë dhe zotësitë:

  • Duhet të jetë e familjarizuar me përgatitjen e recetave të ndryshme gatimi, marinimit,

përgatitjes së një shumëllojshmërie të gjerë ushqimesh, duke përfshirë supërat, sallatat, antipastat dhe ëmbëlsirat.

  • Të ketë përvojë në pjekje, pjekjen në skarë, zierjen dhe skuqjen e mishit, peshkut, perimeve dhe produkteve të tjera ushqimore.
  • Të ketë kreativitet dhe fleksibilitet në punë.
  • Të krijojë dhe caktojë menutë sipas rastit.
  • Të ketë njohuri dhe përvojë të gjerë në lidhje me higjenën e ushqimit, trajtimin dhe manovrimin e ushqimit.

 

Kriteret:

  • Të jetë femër.
  • Të ketë sjellje të mirë dhe qëndrim proaktiv në punë.
  • Të jetë më pak se 45 vjeçe.
  • Të jetë e pajisur me diplomë dhe çertifikata të trajnimit profesional.
  • Të ketë të paktën 3 vite eksperiencë pune në pozicione të ngjashme.
  • Të ketë njohuri bazë të gjuhës angleze, në shkrim e lexim.
  • Të jetë e sinqertë, e besueshme dhe me rekomandime të mira.

 

Kandidatet mundet të dërgojnë CV-në e tyre në këtë adresë e-mail: alemb@alb.mfae.gov.ps

dhe numrin e telefonit: (+355) 4 2379285

 

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 2 Jobs
  • Location Albania, Tiranë
  • Profili Sherbime