Network Administrator 136 views3 applications

Job Expired

Union Bank është një bankë private me kapital 100% shqiptar me aksioner kryesor UFT. Që prej fillimit të aktivitetit në 2006, Union Bank ka shënuar rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 600 milion EUR asete. Nëpërmjet një rrjeti prej 32 degësh dhe mbi 50 ATM, banka u shërben me mijëra klientëve që i kanë besuar financat e tyre personale dhe të biznesit dhe na kanë vlerësuar për shërbim cilësor dhe fleksibilitet. Ne jemi krenarë për standartet e larta të shërbimit të klientëve dhe vazhdojmë ti përmirësojmë ato.

Union Bank numëron mbi 400 punonjës, të cilët japin kontributin e tyre të paçmueshëm në arritjen e rezultateve të bankës. Ne i kushtojmë rëndësi të veçantë krijimit të një ambjenti pune, ku opinionet e punonjësve inkurajohen dhe vlerësohen. Gjithashtu, impenjohemi maksimalisht në trajnimin dhe zhvillimin e tyre.

Aktualisht, po kërkojmë kandidatë të përshtatshëm për t‘iu bashkuar skuadrës sonë në Departamentin për Administrimin e Rrjeteve dhe Sistemeve, në pozicionin:

Network Administrator

Përgjegjesite kryesore:

· Kujdeset dhe kontrollon funksionimin e pajisjeve dhe rrjetit të bankës.

· Kupton shumë mirë dhe monitoron trafikun e rrjetave të bankës, si edhe përdor paketën e rrjetave të integruara për të konfiguruar dhe kontrolluar gjendjen e rrjetave të paisjeve lokale dhe atyre në remote.

· Konfiguron dhe mirëmban pajisjet e rrjetit të bankes si: ips, firewall, switches, hubs, modem, telefoni, etj. duke përfshirë edhe pajisjet e lokalizuara në degët/pikat apo agjensitë e bankës.

· Kontrollon gjendjen dhe statusin e rrjetit në paisje si: ips, firewall, switches, hubs, modem, telefoni, duke bërë modifikimet e nevojshme dhe dokumentimin e cdo ndryshimi.

· Në bashkëpunim me administratorin e sistemeve, dizenjon dhe zbaton konfigurimet LAN/WAN, politikat për degët/agjensitë të reja të bankës dhe lidhjen e tyre me zyrat qendrore.

· Mirëmban rrjetin LAN/WAN me palët e treta për shërbimet që merr apo jep banka, rakordon, dizenjon, siguron dhe implementon lidhjet me rrjetin e bankës. Mban një listë të përditësuar të kontakteve me kompanitë që sigurojnë mbështjetje dhe shërbim për bankën.

· Zhvillon dhe përditëson mënyrën dhe aplikimet për monitorimin e statusit të pajisjeve të rrjetit.

· Zhvillon dhe përditëson dokumentacionin e konfigurimit dhe parametrat të rrjetit të bankës. Përmirëson procedurat dhe manualet e rrjetit dhe sigurisë ku është e nevojshme.

· Pajis me informacionin e nevojshëm, rreth përdorimit të rrjeteve dhe politikave të sigurisë, stafin e degëve UB, specialistët e IT, stafin e contact center ose stafin lokal, duke bërë edhe përditësim të procedurave.

· Ndjek dhe rakordon rekomandimet apo kërkesat e ISO për rrjetin LAN/WAN, vulnerabilitetet, versionet e softeve për update apo upgrade, apo pajisjeve të rrjetit dhe sigurisë, duke përgatitur edhe raport mbi statusin e rekomandimeve/kërkesave.

· Ndjek dhe rakordon rekomandimet apo kërkesat e Auditit për rrjetin LAN/WAN, duke përgatitur edhe raport mbi statusin e rekomandimeve/kërkesave.

· Përgatit raportet e rrjetit dhe sigurisë në rastet kur kërkohet kontroll periodik, në rast të evidentimit të një aktiviteti jo normal apo në rastet e ndonjë sulmi.

· Sigurohet dhe kujdeset që të kryhen dhe ruhen rregullisht e periodikisht log-et dhe backup-et e pajisjeve të rrjetit.

· Informohet rreth përditesimeve nga CISCO dhe zbaton këto ndryshime.

Eksperienca dhe kualifikimet e kërkuara:

· Diplomë universitare në Informatikë, Elektronike ose fusha të ngjashme.

· Eksperiencë me infrastrukturën e rrjeteve (konfigurime Firewall, Routers Switches, Wireless)

· Certifikime në teknologjinë CISCO është plus

· Aftësi shumë të mira në identifikimin e shkaqeve kryesore të problemeve dhe zgjidhjen e tyre

· Eficent në komunikimin verbal dhe të shkruar

· Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale

· I vëmendshëm ndaj detajeve

· Njohuri të avancuara të gjuhes Angleze

· I/E aftë të punojë në grup dhe të përballojë njëkohësisht disa detyra

Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 20 Prill 2022:

– CV

– Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin

Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: humanresources@unionbank.al

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.

Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.

Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.

Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në humanresources@unionbank.al.

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 4 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit
  • Profili Banke