Neptun shpk është pjesë e BALFIN Group kerkon Këshillues Klienti per qytetet Tirane, Elbasan, Shkoder, Lushnje, Sarande, Vlore 492 views

Job Expired

Neptun shpk është pjesë e BALFIN Group e specializuar në tregtimin e pajisjeve elektroshtëpiake.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Këshillues Klienti
Departmenti: Retail
Vendodhja: Tirane, Elbasan, Shkoder, Lushnje, Sarande, Vlore


Qëllimi i Pozicionit
: Fokusi kryesor i një Këshillues Klienti është tu ofrojë klientëve një shërbim të jashtëzakonshëm dhe nje eksperiencë pozitive në blerje.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të realizojë objektivin mujor individual të shitjeve duke arritur në mënyrë të vazhdueshme objektivat ditorë/ javorë;
  • Të komunikoni dhe ti shërbeni klientëve sipas standarteve të kompanisë;
  • Të jeni përgjegjës për mirëmbajtjen, organizimin dhe pozicionimin e produkteve në sektorin e tuaj;
  • Të ndiqni dhe zbatoni udhëzimet e shitjes për sektorin tuaj;
  • Të menaxhoni ankesat dhe komentet e klientëve sipas standarteve të kompanisë;
  • Të keni njohje dhe monitorim shumë të mirë të stokut të produkteve të sektorit tuaj;
  • Të organizoni dhe propozoni porosi të produkteve nën përgjegjësinë tuaj;
  • Realizimi i inventarëve për sektorin tuaj dhe raportimi i rezultateve;
  • Kualifikimet:
  • Diplomë e Shkollës së Mesme, (Diploma Universitare përbën avantazh);
  • Përvojë pune në shitje me pakicë;
  • I aftë për të punuar në grup dhe nën presion;
  • Energjik dhe të pëlqejë punën me marëdhënie me klientin;

Kushtet e punës: Neptun ofron një paketë përfitimesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.
Procedura e aplikimit: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV e tyre para datës 19/03/2024 në adresën hr@neptun.al  ose në numrin e kontaktit +355689000089.

* Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 3 Jobs
  • Location Tiranë
  • Profili Elektro-Shtepiake