Ndihmës Teknik me ose pa eksperiencë. 112 views1 application

Job Expired

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Elektro-Servis shpk është një kompani e specializuar në riparimin e pajisjeve elektronike dhe elektro-shtëpiake. E themeluar prej vitit 2008 Elektro-Servis është servisi më i madh në Shqipëri dhe vendet fqinje, me të drejtat ekskluzive për market më në zë si: Samsung, LG, Sonny, Philips, Beko, Bosch etj.

Pozicion: Ndihmës Teknik
Department: Operacional
Raporton: Koordinator

“Elektro-Servis shpk” ju fton të bëheni pjesë e ekipit tonë në rolin e Ndihmës Teknik, i përshtatshëm për aplikantë me ose pa eksperiencë.

Përfitimet që ofrojmë:

  • Ambient pune bashkëkohor dhe profesional: Ne ofrojmë kushte të përshtatshme dhe mbështetëse për zhvillimin tuaj profesional.
  • Paga e kënaqshme dhe konkurruese: Një paketë pagese e cila vlerëson përkushtimin dhe angazhimin tuaj.
  • Kontratë e rregullt sipas Kodit të Punës: Sigurimi i të gjitha të drejtave dhe përfitimeve të përcaktuara nga legjislacioni shqiptar.
  • Sigurime shoqërore dhe shëndetësore të plota: Mbulim 100% për sigurinë tuaj financiare dhe shëndetësore.
  • Ditë pushimi zyrtare dhe leje të paguara sipas ligjit: Të gjitha ditët zyrtare dhe lejet e paguara në përputhje me Kodin e Punës.
  • Mundësi për trajnim dhe zhvillim profesional: Trajnime nga brand-et më të njohura ndërkombëtare në teknologji dhe pajisje elektronike.

Për të aplikuar, dërgoni CV-në tuaj në hr@elektroservis.al ose kontaktoni në +355 69 706 6826 për më shumë informacione.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 0 Jobs
  • Location Tiranë
  • Profili Sherbime/Riparime