Ndihmës Kuzhinier (m/f) 38 views

Job Expired

BOUGAINVILLE BAY Resort & SPA pjesë e kompanisë ATDG (Art and Tourism Development Group), një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe hotelerisë, me një shtrirje të gjerë në bregdetin shqiptar.

Ju fton për të aplikuar në pozicionin e:

Ndihmës Kuzhinier (m/f)

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Ndihmon në organizimin dhe përgatitjen e produkteve sipas standarteve;
  • Në bashkëpunim me instruksionet e shefit të kuzhinës përgatit ushqimin dhe sigurohet të ketë kualitet të mirë për të plotësuar kërkesat e klientit;
  • Siguron që porositë e produkteve të jenë dhënë dhe të jenë marrë në koordinim me shefin e kuzhinës;
  • Ndihmon në përcaktimin e llojeve dhe sasisë së ushqimit që nevojitet për tu përgatitur;
  • Bashkëpunon me të gjithë stafin gjatë procesit të punës;
  • Ndihmon në përgatitjet e përditshme në kuzhinë;
  • Siguron trajtimin dhe konservimin e ushqimit;
  • Mban të pastër ambjentin gjatë gjithë kohës dhe siguron përdorimin korrekt të pajisjeve ftohëse dhe të pajisjeve ngrirëse;
  • Ndihmon kuzhinierët në marrjen e porosive;
  • Siguron që pajisjet e kuzhinës të mirëmbahen siç duhet;

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Të zotërojnë diplomë të shkollës profesionale në këtë profil;
  • Të kenë jo me pak se 1 vit eksperiencë në pozicione të ngjashme;
  • Të jenë të detajuar, të shpejtë dhe të saktë;
  • Aftësi për të punuar nën presion;
  • Aftësi shumë të mira organizative;
  • Të kenë aftësi shumë të mira komunikimi;
  • Fleksibilitet me orarin e punës;
  • Njohuri të gjuhëve të huaja përbën avantazh;

Ofrohet:

  • Pagesë konkuruese

Shënim: Ju lutem të interesuarit të specifikojnë pozicionin e tyre të punës gjatë aplikimit!
Aplikantët të dërgojnë CV në adresen e e-mailit: hr@atdg.al

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 20 Jobs
  • Location
  • Profili Turizem