Grand Casino Tirana kerkon Nd. Kuzhinier/e dhe Kuzhinier 126 views

Job Expired

Titulli i punës: Kuzhinier dhe Ndihmës-Kuzhinier

Orët e punës: Shumë-turnesh, në përputhje me regjistrin F&B DPT
Vendi i rregullt i punës: Grand Casino Tirana (Kati -1 Hotel “Maritim Hotel PlazaTirana)
Mbikëqyrës: Kuzhinieri, Mbikëqyrësi F&B dhe më lart

Përshkrim i shkurtër i punës:

  • Të përgatisë përbërësit për pjatat
  • Të lajë dhe ndajë në feta frutat dhe perimet
  • Të gatuajë përbërësit sipas udhëzimeve të marra nga Kuzhinieri
  • Të mbajë pastër dhe në rregull të gjitha tenxheret, tiganët dhe enët e kuzhinës
  • Të ketë njohuri për teknikat dhe metodat e gatimit
  • Të zotërojë aftësi për të përdorur pajisjet kryesore të kuzhinës, p.sh. pllakat e sobës, prerësit e mishit etj.
  • Të zotërojë aftësi për të qëruar mishin nga kockat, të lajë, qërojë dhe presë perimet dhe përgatisë një gamë të gjerë përbërësish
  • Të ketë njohuri për higjienën dhe standardet e sigurisë në lidhje me përgatitjen dhe ruajtjen e ushqimit
  • Të zotërojë aftësi për të zhvilluar një numër detyrash njëkohësisht
  • Detyrat kryesore të një asistenti të kuzhinës përfshijnë ndërmarrjen e detyrave për përgatitjen e ushqimit, siç udhëzohet nga Kuzhinieri, përgatitjen e përbërësve, pastrimin e perimeve, përgatitjen e pjatave të thjeshta, vëzhgimin e kohës dhe temperaturave të sakta të gatimit, përdorimin e pajisjeve të gatimit, enëve dhe makinerive (p.sh. tenxhere salce, tiganë, dërrasat për prerje, prerësit e mishit), pastrimi i enëve të gatimit dhe mbajtja e zonave të punës dhe sipërfaqeve të pastra dhe të rregullta etj.
  • Asistentët e kuzhinës mbajnë ndonjëherë edhe përgjegjësi për sjelljen e përbërësve në kuzhinë dhe për sigurimin e ushqimit të paketuar dhe të depozituar në përputhje me të gjitha rregullat e higjienës ushqimore dhe të sigurisë

Drejtpërdrejtë:

  • Të ndjekë urdhrat e punëdhënësit dhe mbikëqyrësit
  • Të mbajë një komunikim të qartë dhe të këndshëm me të gjitha departamentet e tjera
  • Të pajtohet me Procedurat dhe Politikat e brendshme

Detyrime të tjera:

  • Të punojë me ndërgjegje dhe siç duhet sipas fuqive, njohurive dhe aftësive
  • Të pajtohet me udhëzimet e punëdhënësit dhe menaxherit të autorizuar dhe të pajtohet me parimet e bashkëpunimit të përbashkët me punonjës të tjerë
  • Të shfrytëzojë plotësisht oraret e punës dhe ndihmave të punës për të zhvilluar punën që i është besuar, në përputhje me sigurimin dhe shëndetin profesional si dhe mbrojtjen nga zjarri
  • Të ruajë konfidencialitetin e fakteve të cilat punëmarrësi i ka mësuar gjatë punës me punëdhënësin, të cilat nuk mund t’i zbulohen personave të tjerë në interes të punëdhënësit.

Të interesuarit të nisin CV e tyre në job@grandcasinotirana.com me subjektin “Aplikim për Nd. Kuzhinier/e dhe Kuzhinier”

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 0 Jobs
  • Location Albania, Tiranë
  • Profili Restorante, Tregti