Mirëmbajtës i Rrjetit Elektrik 46 views

Job Expired

S&D Invest” është një nga kompanitë e mirënjohura në fushën e menaxhimit dhe administrimit të pronës së përpashkët, e cila menaxhon rezidenca dhe resorte turistike duke zhvilluar ambjente funksionale, të sigurta, të pastërta, të gjelbërta të cilat ndikojnë në cilësinë e jetëses në komunitet.

“S&D Invest” për Rezidencën Kodra e Diellit, ju fton të aplikoni në pozicionin e punës:

Mirëmbajtës i Rrjetit Elektrik

Përshkrim i përgjithshëm

Mirëmbajtësi i Rrjetit Elektrik do të jetë përgjegjës për inspektimin dhe zgjidhjen e problematikave të rrjetit elektrik.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Njohjen me përpikmëri të shtrirjes së rrjetit elektrik dhe llojeve të materialeve të përdorura në to;
  • Identifikon mosfunksionimin e sistemeve elektrike dhe komponentëve të tyre, duke përdorur pajisje e testimi, për të gjetur shkakun e një defekti dhe për ta korrigjuar atë;
  • Eleminimin në cdo kohë i problemeve elektrike të krijuara në Rezidence, qofshin ato të klienteve ashtu dhe të ambjenteve të përbashkëta;
  • Zbatimin e procedurave të përcaktuara nga departamenti;
  • Konstatimin dhe përcaktimin e materialeve të nevojshme për mirëmbajtjen rutinë dhe atë të jashtëzakonshme të rrjetit elektrik;
  • Raporton me shkrim për problemet e konstatuara dhe mënyrat e zgjidhjes së tyre;

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Të ketë mbaruar arsimin mesëm;
  • Të ketë minimalisht 3 vjet pune;
  • Të ketë mbaruar kurse të arsimit profesional në degën elektrike;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, planifikuese dhe organizuese;
  • Të punuoj në grup me menaxherët dhe stafin në një shumëllojshmëri procesesh;
  • Të krijoj dhe të ruaj marrëdhënie korrekte me bashkëpunëtorët, punonjësit gjatë procesit të punës;
  • Të ketë njohuri të mira të ‘’Paketës Office’’;

Aplikantët e interesuar, të cilët plotësojnë kërkesat e përmendura më lart janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre deri në adresën e emailit: standart@agikons.com, ose të kontaktojnë në numrin e telefonit: +355686082912

Afati i fundit i pranimit te aplikimeve eshte deri ne dt. 15.09.2022

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Cel. : +355686082912

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 20 Jobs
  • Location
  • Profili Turizem