Mirembajtes Hoteli/Shofer 329 views1 application

Job Expired

Mirëmbajtësi i Hotelit do të jetë përgjegjës për inspektimin dhe zgjidhjen e problematikave të mirëmbajtjes, si dhe te jete ne dispozicion te nevojave te kompanise per levizjen e makinave, materialeve dhe klineteve.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Njohjen e sistemeve hidraulike, elektrike, mekanike, sistemeve të kondicionimit;
  • Ndjekjen dhe eleminimin në cdo kohë të problemeve të mirëmbajtjes të krijuara në hotel;
  • Zbatimin e procedurave të përcaktuara nga departamenti;
  • Të ketë njohuri mbi procedurat e inspektimit dhe sigurisë në vendin e punës;
  • Konstatimin dhe përcaktimin e materialeve të nevojshme për mirëmbajtjen;
  • Raporton me shkrim për problemet e konstatuara dhe mënyrat e zgjidhjes së tyre;
  • Te jete ne dispozicion te kompanise per te drejtuar makinat, per te organizuar larjen e mjeteve, transportin e produkteve ose klienteve te kompanise.

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Të ketë mbaruar arsimin mesëm;
  • Te kete patente/leje drejtimi dhe eksperience ne drejtim mjeti.
  • Të ketë experiencë si mirëmbajtës hoteli minimalisht 3 vjet;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, planifikuese dhe organizuese;
  • Të punuoj në grup me menaxherët dhe stafin në një shumëllojshmëri procesesh;
  • Të ketë gadishmëri të lartë për të punuar në cdo kohë sipas nevojave;
  • Te kete eksperience ne drejtim profesional te makines me patente B.
  • Të krijoj dhe të ruaj marrëdhënie korrekte me bashkëpunëtorët, punonjësit gjatë procesit të punës;
  • Të ketë njohuri të mira të ‘’Paketës Office’’;

Ofrohet:

  • Pagesë konkuruese

Shënim: Ju lutem të interesuarit të specifikojnë pozicionin e tyre të punës gjatë aplikimit!

Aplikantët të dërgojnë CV në adresen e e-mailit: hr@choosebalkans.com, ose te kontaktojne ne numrin e telefonit: +355682096990

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

  • This job has expired!
Share this job