Dimension HR për një studio inxhinierike italiane që ofron shërbime konsulence në Itali dhe Europë për dizenjimin dhe implementimin e modeleve BIM, po kërkon të rekrutojë:
MEP ENGINEER
Level: Mesatar/Senior
DETYRAT E POZICIONIT
- Menaxhimi dhe koordinimi i projekteve multidisiplinare, të hartuara me metodologjinë MEP Revit, sipas standardeve dhe procedurave të kompanisë,
- Sigurimi i standardizimit të metodologjisë BIM në të gjithë kompaninë në të gjitha proceset dhe fazat e zbatimit të projektit;
- Verifikimi i zbatimit korrekt të modelit dhe rregullave të përgjithshme të vendosura sipas kërkesave te klientit
- Dizajn i integruar në MEP Revit
- Kryen kontrolle të ndërhyrjeve në model.
- Kryeni kontrolle të mospërputhjes te modeleve sipas disiplinave te ndryshme.
- Hartimi i dokumentacionit të tenderit
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Diplomë Universitare në Inxhinieri Elektrike.
Eksperienca: Preferohet të ketë 2 vite eksperiencë pune në inxhinieri elektrike. Eksperienca në industrinë e dizenjimit përbën avantazh.
Aftësi:
- Njohuri shumë të mira në përdorimin e programit Revit MEP (3D modeling)
- I aftë për të punuar në grup;
- Aftesi shume te mira komunikimi në gjuhën italiane
Cfarë klienti ofron:
- Bashkëpunim me klientë ndërkombëtare
- Përvojë në projekte të mëdha ndërkombëtare
- Projekte interesante në fusha të ndryshme: ndërtesa industriale, ndërtesa tregtare, shkencore dhe projekte teknologjike etj
- Trajnim i vazhdueshëm për zhvillim personal
- Paketë shumë e mirë financiare
Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt « MEP Engineer »
Bazuar ne aplikimin tuaj, ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
Ju mirëpresim !
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
More Information
- Language italisht
- Experience Level me eksperience