Menaxhere Zyre Blloku, te Era Albania 85 views

Job Expired

Kompania ERA REAL ESTATE ALBANIA e cila operon në tregun e pasurive të paluajtshme është në kërkim të stafit përkates sipas kërkesave më poshtë.

Menaxhere Zyre Blloku, te Era Albania

DETYRAT

  1. Menaxhon ekipin e agjentëve imobiliarë nën varësi dhe rrit performancën e tyre;
  2. Përgatit planet, ditore-javore-mujore dhe kontrolli I tyre për realizimin e planit;
  3. Ndërton dhe mirëmban marrëdhënien me brokerin dhe agjentët, pika kryesore e referimit;
  4. Jep ide të reja në përmisim të punës dhe realizimin e saj;
  5. Suporton agjentin në punën e tij rutinë si dhe çdo bashkëpunim me zyrat e tjera;
  6. Mbledh dhe analizon informacionin dhe përgatit të dhënat e raportet e shitjeve;
  7. Bashkëpunon dhe analizon me eprorin(brokerin) mundësitë për të përmisuar prezencën në treg dhe rritjen e performancës së të gjithë ekipit ;
  8. Takon klientë potencialë për të realizuar nevojat e tyre;
  9. Kujdeset që shërbimi të jetë cilësor duke vendosur dhe forcuar standartet e kompanisë që përfaqëson;
  10. Krijon njohuri profesionale dhe teknike duke marrë pjesë në trajnime të ofruara nga kompania ;

EDUKIMI

  1. Të ketë përfunduar arsimin e lartë në profilin e marketingut ose menaxhim biznesi , juridik si dhe degë të tjera të shkencave sociale
  2. Të zotërojë gjuhë të huaja(anglisht dhe italisht)

Karakteristikat individuale
Një përshtatje ideale do të ishte dikush që ka:

  1. aftësi të mira ndërveprimi në biznes, duhet të ketë aftësi të shkëlqyera në komunikim ;
  2. eksperienca ne fushen e Real Estate është prioritet;
  3. i/e aftë që të jetë i/e suksesshëm dhe të shfaq përvojën e vetë në menaxhim për bashkëpunëtorët e ekipit si dhe me klientët dhe kontratat e rëndësishme;
  4. Punëtor, këmbëngulës e i besueshëm;
  5. Pozitiv dhe entuziast;
  6. i/e matur, i besueshëm dhe profesional në marrëdhëniet me eprorët;
  7. i/e orientuar dhe me fokus të qartë;
  8. të ketë dëshirë të punojë në grup e të ndajë ide e eksperienca me ta;
  9. të ketë njohuri të mira të programeve kompjuterike

Ju lutem dërgoni CV-tuaj në adresën e e-mailit: info@eraalbania.com

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 0 Jobs
  • Location Albania
  • Rruga/Zona Buleveradi "Deshmoret e Kombit, Kullat Binjake"
  • Tel/Mob + (355 ) 4 22 57 444
  • Profili Imobiliare