Menaxhere Pastrimi 45 views1 application

Job Expired

Përshkrimi

AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit nëShqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet mëkonkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuarshumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ”MareaResort” (Kavajë), ”Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), ”Plazhi i Gurtë” (Qeparo),”Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe ”Meshtekna” Brezovice.

Kompania kerkon te rekrutoje staf ne pozicionin: “Menaxhere Pastrimi”

QËLLIMI  KRYESOR I POZICIONIT Organizimi, planifikimi, menaxhimi  dhe mbikqyrja e proceseve te pastrimit te ambjenteve te perbashketa dhe atyre individuale.

Detyrat

  • Zhvillon dhe kordinon punen e brigades se pastrimit me grafik dhe plane te detajuara per pastrimin e ambjenteve.
  • Inspekton punen e brigades se pastrimit per te siguruar efikasitetin e saj dhe perfundimin e proceseve te punes sipas afateve  te caktuara.
  • Mbikqyr efikasitetin ne pune te punetoreve te brigades se pastrimit.
  • Planifikon  trajnimin e punonjesve per procese te ndryshme te punes dhe perdorimin e makinerive.
  • Dizenjon produkte ne fushen e higjenes.
  • Pergatit situacione dhe kerkesa per materialet e nevojshme per gjelberimin e siperfaqeve te ndryshme.
  • Ndjek mirembajtjen dhe mbarevajtjen e kontratave te lidhura.
  • Perzgjedh dhe prokuron furnizimet me detergjente pastrimi.

Kualifikimet

  • Te kete mbaruar te pakten shkollen e mesme
  • Te kete eksperience pune min. 3 vjet.
  • Te preferuar rastet e personave qe: kane mbaruar shkollen e larte
  • Kane pervoje ne sektorin e menaxhimit ,planifikimit ose te mirembajtjes higjeno-sanitare

Shënime

Do te vleresohen me teper kandidatet qe kane aftesi per te:

  • Analizuar, vlerësuar dhe koordinuar planifikimin e punëve te  nevojshme si dhe për të përmbushur qëllimet e grupit të punës brenda kufijve të caktuar kohor  koordinuar dhe  përcaktuar  pajisjet  e personelit dhe materialet  e nevojshme për përfundimin me sukses te projekteve; përgatitur raporte te qarta, koncize  dhe të plota per punen e sektorit te tij. punuar ne grup me menaxherët dhe stafin në një shumëllojshmëri  procesesh. krijuar dhe për të ruajtur marrëdhënie  korrekte me bashkepunetoret , punonjësit gjate procesit te punes.

Personat e interesuar jane te lutur te dergojne CV-ne e tyre ne adresen tone te emailit: hr@agikons.comose te kontaktojne ne nr tone te kontaktit: 068 40 52 085.

Adresa: Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, A0/1, Selite, Tirane.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 7 Jobs
  • Location
  • Rruga/Zona Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit" A0/1
  • Profili Ndertim