Menaxhere Pastrimi 43 views

Job Expired

Përshkrimi

AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit nëShqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet mëkonkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuarshumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ”MareaResort” (Kavajë), ”Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), ”Plazhi i Gurtë” (Qeparo),”Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe ”Meshtekna” Brezovice.  Kompania kerkon te rekrutoje staf ne pozicionin: “Menaxhere Pastrimi”.

QËLLIMI  KRYESOR I POZICIONIT Organizimi, planifikimi, menaxhimi  dhe mbikqyrja e proceseve te pastrimit te ambjenteve te perbashketa dhe atyre individuale.

Detyrat

  • Zhvillon dhe kordinon punen e brigades se pastrimit me grafik dhe plane te detajuara per pastrimin e ambjenteve;
  • Inspekton punen e brigades se pastrimit per te siguruar efikasitetin e saj dhe perfundimin e proceseve te punes sipas afateve  te caktuara;
  • Mbikqyr efikasitetin ne pune te punetoreve te brigades se pastrimit;
  • Planifikon  trajnimin e punonjesve per procese te ndryshme te punes dhe perdorimin e makinerive;
  • Dizenjon produkte ne fushen e higjenes. Pergatit situacione dhe kerkesa per materialet e nevojshme per gjelberimin e siperfaqeve te ndryshme;
  • Ndjek mirembajtjen dhe mbarevajtjen e kontratave te lidhura;
  • Perzgjedh dhe prokuron furnizimet me detergjente pastrimi…

Kualifikimet

  • Te kete mbaruar te pakten shkollen e mesme;
  • Te kete eksperience pune minimumi 3 vjet;
  • Te preferuar rastet e personave qe: kane mbaruar shkollen e larte;
  • Kane pervoje ne sektorin e menaxhimit, planifikimit ose te mirembajtjes higjeno-sanitare.

Do te vleresohen me teper kandidatet qe kane aftesi per te: 

  • Analizuar, vlerësuar dhe koordinuar planifikimin e punëve te  nevojshme si dhe për të përmbushur qëllimet e grupit të punës brenda kufijve të caktuar kohor  koordinuar;
  • Përcaktuar  pajisjet  e personelit dhe materialet  e nevojshme për përfundimin me sukses te projekteve;
  • Përgatitur raporte te qarta, koncize  dhe të plota per punen e sektorit te tij. punuar ne grup me menaxherët dhe stafin në një shumëllojshmëri  procesesh;
  • Krijuar dhe për të ruajtur marrëdhënie korrekte me bashkepunetoret, punonjësit gjate procesit te punes.

Shënime

Personat e interesuar jane te lutur te dergojne CV-ne e tyre ne adresen tone te emailit: hr@agikons.comose te kontaktojne ne nr tone te kontaktit: 068 40 52 085.

Adresa: Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, A0/1, Selite, Tirane. 

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 7 Jobs
  • Location
  • Rruga/Zona Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit" A0/1
  • Profili Ndertim