MENAXHERE DYQANI 81 views1 application

Job Expired

 

Dimension për një argjendari të njohur në Tiranë, po kërkon të rekrutoj kandidate për pozicionin vakant: MENAXHERE DYQANI

 

 

DETYRAT E POZICIONIT:

  • Menaxhimi dhe motivimi i stafit si dhe ndjekja me rigorozitet e disiplinës në punë;
  • Vendosja dhe mirëmbajtja e standardeve të larta për paraqitjen e dyqaneve dhe tregtimin vizual në përputhje me standardet e argjendarisë;
  • Menaxhon dhe kontrollon nivelin e stokut, gjithashtu mban dhe përgjegjësi për inventarin;
  • Zgjerimi i klientelës, nëpërmjet sjelljes së risive.
  • Raportimi mbi ecurinë e punës.

 

 

 


KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Të ketë mbaruar arsimin e lartë.

Eksperiencë: Minimalisht 1 vit pune në menaxhim shitjesh ose dyqani.

Aftësitë:

  • Të ketë aftësi shumë të mira organizative, drejtuese dhe komunikuese.
  • Të kontriboj në arritjen e objektivave të dyqanit.
  • Të jetë e aftë për tu përballur me situata të ndryshme të momentit.
  • Tu siguroj klienteve shërbim efikas në çdo kohë;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e një gjuhe tjetër përbën avantazh)
  • Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike.

 

 

Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt “MENAXHERE DYQANI”

 

Bazuar ne aplikimin tuaj, ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

JU MIREPRESIM!

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 35 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rr.
  • Profili Konsulence, Punesim, Sherbime