DIMENSION është një kompani konsultuese, trajnuese dhe zbatuese në fushën e Menaxhimit Strategjik të Burimeve Njerëzore me një eksperiencë shume vjeçare të stafit të saj në Sistemin e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore.
Për një rrjet të madh supermarketesh ne Durres, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant:
MENAXHER SUPERMARKETI
DETYRAT E POZICIONIT
— Të mbajë nën kontroll kostot direkte të dyqanit;
– Të supervizojë procesin e porositjes;
– Menaxhim i nivelit të stokut dhe marrja e vendimeve të rëndësishme për kontrollin e stokut.
– Të menaxhojë nëpërmjet sistemit FIFO vendosjen e produkteve në rafte;
– Të respektojë planogramat e caktuara nga Departamentet përkatëse;
– Prezantimi në kohë dhe në kushte sa më optimale të aktiviteteve promocionale;
– Përgjegjësia për cash-in dhe transaksioni i tij në bankë;
– Të motivojë, mbështesë dhe trajnojë stafin e dyqanit duke ofruar siguri teknike të mallrave dhe të njerëzve;
– Të mirëpresë shqetësimet, sugjerimet dhe ankesat e klientëve dhe t’i përcjellë në varësi të problemit tek departamentet përkatës;
– Të sigurojë kushte sa më të mira shitjeje për departamentet e freskëta;
– Kontrollon respektimin dhe aplikimin e standardeve të përcaktuara të higjienës në dyqan;
– Të bashkëpunojë me kolegët dhe klientët për të identifikuar dhe/ose zgjidhur çeshtjet urgjente.
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Diplomë e Arsimit të lartë
Eksperienca: Minimalisht 3 vite eksperiencë pune e mëparshme si menaxher supermarketi. Të avantazhuar kandidatet qe kane punuar ne nje nga supermarketet ne qytetin e Durresit.
Aftësi:
– Te jete fleksibel me oraret. Puna me turne
– Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese
– Të jetë person energjik dhe i motivuar
Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetëm në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al
Ju lutemi të specifikoni në subjektin e-mailit pozicionin vakant për të cilin aplikoni.
Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë.
JU MIREPRESIM!
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren vetëm për qëllime rekrutimi
More Information
- Experience Level me eksperience