BRAND MANAGER 85 views

Job Expired

DIMENSION është një kompani konsultuese, trajnuese dhe zbatuese në fushën e Menaxhimit Strategjik të Burimeve Njerëzore me një eksperiencë shume vjeçare të stafit të saj në Sistemin e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore.

Për një grup të suksesshëm tregtar, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant:

BRAND MANAGER

 

DETYRAT E POZICIONIT
– Negocion me kliente, realizon bashkepunime dhe mbyll kontratat
– Propozon cmimet optimale , eshte pjese e diskutimeve & vendosjes se tyre.
– Ndjek dhe lehteson procesin e hyrjes se produkteve te reja ne pakice e shumice dhe trajnon shitjet ku eshte e nevojshme per gamen e produktit qe mbulon.
– Analizon dhe nderton raporte te ecurise se produktit sipas kategorive dhe propozon zgjidhje per te permiresuar rezultatet
– Njeh pozicionimin e konkurrences ne treg dhe nivelin e te njejtave produkte ne tregjet e huaja.
– Eshte ne kontakt te vazhdueshem me furnitoret e kategorise, mban nen kontroll stokun e kategorise dhe ndjek statusin e porosise.
– Ndjek projekte te caktuara ne bashkepunim me Furnitorin dhe Menaxherin e Shitjes

 

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Diplomë të shkollës së larte.
Eksperienca: Preferohet minimalisht të paktën 3 vite eksperiencë pune ne te njejtin profil
Aftësi:
– Të ketë njohuri shumë te mira të gjuhës Angleze.
– Të ketë aftësi shumë të mira organizuese dhe të jetë i aftë të punojë në afate të përcaktuara kohore.
– Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi.

Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al
Ju lutemi të specifikoni në subjektin e-mailit pozicionin vakant për të cilin aplikoni.
Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë.

JU MIREPRESIM !


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren vetëm për qëllime rekrutimi

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 35 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rr.
  • Profili Konsulence, Punesim, Sherbime