MENAXHER SHITJESH (në showroom) – profili mekanik / Paga bruto 1200 Euro 205 views3 applications

Dimension po kërkon të rekrutojë një MENAXHER SHITJESH (në banak) për një nga kompanitë më të mëdha në vend, pjesë e një grup të madh ndërkombëtar për prodhimin e makinerive të ndërtimit, minierave, motorëve me naftë dhe gaz natyror.


DETYRAT E POZICIONIT

· Shitja e pjesëve dhe rritja e shitjes së pjesëve te klientët ekzistues dhe rritja e portofolit nëpërmjet afrimit të klientëve të rinj.
· Krijimi i marrëdhënieve dhe ndërveprimeve të ngushta me klientët, identifikimi dhe përmbushja e nevojave të klientëve.
· Ofrimi i zgjidhjeve të duhura për makineritë e klientëve.
· Përgatitja e të gjithë ofertave të pjesëve të kërkuara nga nga klientët e kompanisë dhe brenda saj nga departamente të ndryshme të kompanisë.
· Koordinimi i ngushtë i punës me stafin e magazinës për të përmbushur nevojat e klientëve.
· Përgatitja e raporteve të ndryshme dhe përmbushja e detyrave të tjera administrative sipas nevojës.


KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Arsimi i Lartë me orientim teknik (inxhinieri mekanike) përbën avantazh.
Eksperienca: 3+ vite eksperiencë në pozicione pune të njëjta ose të ngjashme në industrinë e makinerive të rënda
Aftësi:
· Njohuri bazë për makineritë e rënda, teknologjinë etj
· Njohuri të mira të gjuhës angleze, të shkruar dhe të folur.
· Njohuri të mira kompjuterike, njohuri të mira të MS Office.
· Aftësi shumë të mira komunikuese dhe negociuese.


Të dhëna të përgjithshme:

· Vendodhja e kompanisë: Vorë
· Orari i punës: E Hënë – E Premte (8 orë)
· Paga bruto: 1,200 EUR
· Deklarime 100% sipas Kodit të Punës
· Pushime të gjitha festat zyrtare të shpallura nga Republika e Shqipërisë
· Leje vjetore 4 javë kalendarike në vit
· Rimbursimi i karburantit (ne rast të përdorimit të makinës personale)
· Sigurimi i transportit nga kompania (nëse nuk zotëron makinë personale)

Mënyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt «Menaxher Shitjesh»
Bazuar ne aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

JU MIREPRESIM!


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.

More Information

Apply for this job Apply via Facebook
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 35 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rr.
  • Profili Konsulence, Punesim, Sherbime