MENAXHER RAJONAL 743 views4 applications

Për një nga kompanitë më të mëdha të indrustrisë FMCG po kërkojmë një MENAXHER RAJONAL për Rajonin e Shqipërisë së Mesme (Tiranë, Durrës, Elbasan).

Përmbledhje
Menaxheri Rajonal ka për qëllim kryesor organizimin dhe mbarëvajtjen e të gjithë operacioneve ditore për të maksimizuar shitjet. Luan rol të rëndësishëm në menaxhimin e shitjeve duke zbatuar strategjitë efektive dhe organizimin e fushatave të ndryshme në promovimin e produkteve të reja, me qëllim rritjen e shitjeve. Gjithashtu, merret me organizimin, ndarjen e detyrave dhe përgjegjësive, drejtimin dhe motivimin e ekipit të shitjes te rajonit pergjegjes.

DETYRAT E POZICIONIT

  • Ndërmerr dhe koordinon zhvillimin e plan veprimeve për të rritur shitjet dhe gjetjen e pikave të reja;
  • Bën analiza të rregullta të tregut mbi çmimet, konkurrencën, praktikat e aplikuara dhe tendencat më të fundit mbi teknikat e strategjitë e shitjes dhe raporton në mënyrë të vazhdueshme mbi mundësitë e zhvillimit te Menaxheri i Pergjithshem;
  • Identifikon mundësi të reja dhe ofron në mënyrë të vazhdueshme, sugjerime konkrete dhe të zbatueshme për përmirësimin e proçeseve të punës për zonën që mbulon;
  • Bën parashikimet mbi planifikimet aktuale të targetit të vendosur, analizon raportet e shitjeve dhe të ardhurave;
  • Organizon dhe mbikëqyr prezencën ditore të stafit si dhe kujdeset për performancën e njësive vartëse;
  • Merr pjesë në proçesin e rekrutimit të stafit per rajonin e tij dhe e trajonin atë për politikat e brendshme të kompanisë, rregulloren e brendshme, produktet dhe zonën që do mbulojë;
  • Menaxhon dhe ndjek marrëdheniet me klientë dhe distributor në rajonin e caktuar;
  • Përcakton objektivat e shitjes dhe identifikon mundësitë e reja për zhvillim të zonës;
  • Identifikon mundësi të reja dhe ofron në mënyrë të vazhdueshme, sugjerime konkrete dhe të zbatueshme për përmirësimin e proçeseve të punës për zonën që mbulon;
  • Siguron mbarëvajtjen e operacioneve për të maksimizuar shitjet dhe minimizuar kostot;
  • Planifikon dhe koordinon shitjet sipas strategjive dhe politikave të brendshme të kompanisë
  • Përgjegjës për gjenerimin e klientëve të rinj;
  • Azhornohet vazhdimisht mbi zhvillimet dhe ecurinë e tregut vendas;
  • Pergatit raporte të ndryshme sipas kërkesave të drejtuesit dhe raporton në bazë ditore, javore dhe mujore te drejtuesi;
  • Asiston në zhvillime e plane vjetore te shitjeve me objektiva dhe target të percaktuara;
  • Trajton në mënyrën e duhur situatat e vështira dhe i adreson problematikat në formën e duhur dhe brenda afateve, kërkon në mënyrë aktive metoda për zgjidhjen e situatave;

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Të ketë mbaruar arsimin e lartë.
Eksperiencë: Të ketë eksperiencë në fushën e shitjeve jo më pak se 5 vjet.

*Te kete leje drejtimi te klasit B


Menyra e aplikimit:

Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonërekrutime@dimensionhr.al me subjekt «MENAXHER RAJONAL»
Bazuar ne aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

JU MIREPRESIM!


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.

More Information

Apply for this job Apply via Facebook
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 35 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rr.
  • Profili Konsulence, Punesim, Sherbime