MENAXHER PROJEKTI 146 views

Job Expired

Dimension po kërkon të rekrutojë një MENAXHER PROJEKTI për një nga klientët e saj, një kompani lider në tregun Shqipëtar.


DETYRAT E POZICIONIT:


  • Planifikon, drejton, organizon dhe kontrollon projekte ndërtimore, përfshirë buxhetet dhe afatet kohore të projekteve.
  • Vlerëson rreziqet që lidhen me secilin projekt.
  • Eshte përgjegjës për perputhshmerinë e projekteve sipas konceptit fillestar, duke përfshirë buxhetimin, planifikimin, negocimin e kontratës, lejet/licencat dhe ndërtimin.
  • Siguron që projekti i përfunduar përmbush objektivat e arritshme
  • Siguron mbikqyrje të drejtpërdrejtë të menaxhimit të projektit duke punuar me konsulentë, staf, qiramarrës dhe aktorë të tjerë të projektit
  • Zhvillon dhe mban marrëdhënie me kontraktorët për të ndihmuar në aktivitetet e projektit, sipas rastit, dhe siguron respektimin e kontraktorit të programeve të sigurisë dhe kërkesave të sigurimit.
  • Monitoron aktivitetet e kontrollit të projektit duke përfshirë administrimin e kontratave, orarin e ndërtimit, koston e projektit, interpretimet e dokumenteve të ndërtimit, dorëzimet e projekteve dhe RFI.
  • Monitoron buxhetet e projekteve, përgatit parashikimet e kostove, dhe siç kërkohet ofron raporte periodike të statusit.
  • Përgatit dhe prezanton raporte, leje, licenca, si dhe cdo dokument tjeter ligjor, qe kerkohet nga autoritetet shteterore me qellim pajisjen me lejet dhe licencat e nevojshme në funksion të një zhvillimi pa pengesa.
  • Në bashkëpunim të ngushtë me drejtorët e sektorëve dhe specialistët të hartojë planet vjetore të punës, si dhe planet afatmesme dhe afatgjata të zhvillimit të kompanisë, ku të pasqyrohen objektivat, inputet, të ardhurat e pritshme, si dhe afatet për realizimin e tyre.
  • Ndjek dhe monitoron ecurinë e realizimit të këtyre planeve duke u kujdesur për realizimin e tyre në përputhje me buxhetet e miratuara
  • Menaxhon në mënyrë efektive burimet njerëzore për të krijuar një mjedis pune produktiv, ku respektohet puna, profesionalizmi dhe diversiteti kulturor i çdo të punësuari në kompani.
  • Përfaqëson shoqërinë përballë palëve të treta private apo shtetërore duke realizuar në emër të shoqërisë të gjitha aplikimet e nevojshme për leje licenca, lidhje kontratatsh etj.

 



KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Diplomë universitare në shkenca inxhinierike
Eksperienca: Mbi 5 vjet experiencë e provuar në menaxhim projektesh me buxhete të larta

Aftësitë:

  • Aftësi dhe eksperience për të vënë në jetë vizionin nëpërmjet implementimit të stratëgjive fitimprurëse
  • Të njohë mire dhe të kuptojë parimet e menaxhimit të performancës dhe menaxhimit financiar
  • Mundësi sipërmarrjeje dhe aftësi të spikatura lidershipi dhe organizative
  • Aftësi analitike dhe të zgjidhjes së problemeve
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe te folurit në publik

 

 

 

Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetëm në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subject « MENAXHER PROJEKTI »

Ju mirepresim!


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 35 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rr.
  • Profili Konsulence, Punesim, Sherbime