MENAXHER PROJEKTI (Profili Ing.Ndertimi) 176 views

Job Expired

DIMENSION është një kompani konsultuese, trajnuese dhe zbatuese në fushën e Menaxhimit Strategjik të Burimeve Njerëzore me një eksperiencë shume vjeçare të stafit të saj në Sistemin e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore.

Për një kompani të madhe ne fushen e ndertimit, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant:

MENAXHER PROJEKTI (Profili Ing.Ndertimi)

 

 

DETYRAT E POZICIONIT

  • Pergatit zberthimin e projektit dhe bazes materiale/punetorise te projektit, duke pergatitur paketat e tenderimit dhe ndjek procesin deri ne aprovimin e saj.
  • Pergatiti raportin fillestar te projektit, ku parashtrohen te gjithe mangesite/avantazhet/mundesite ne vleresimin teknik/financiar/kohor
  • Pergatit Grafikun e Punimeve dhe metodologjite e ndertimit, vleresimit te rrezikut, dhe zhvillon metodologjite e punimeve te perkohshme per ngritjen e kantierit shoqeruar me vizatimet perkatese.
  • Pergjegjes per te siguruar qe kantieri eshte i paisur me te gjithe dokumentacionin, metodologjine dhe materialet e nevojshme per kryerjen e punimeve.
  • Ndjek punimet sipas projektit dhe koordinon me kantierin.
  • Koordinon me nenkontraktoret, dhe asiston ne punen kur eshte e nevojshme
  • Kontrollon dokumentacionin teknik te dorezuar nga Ing i kantierit te librezave te masave per nenkontraktoret dhe ndjek proceduren deri ne momentin e pageses.dhe pergatit librezat e masave per Investitoret e Projektit.
  • Kontrollon faturat e furnizimit te materialeve dhe ben krahasimin me zberthimin e bazes materiale.
  • Paraprin zgjidhje standarde dhe merr iniciative dhe ben sugjerime ne lidhje me projektin.
  • Identifikon dhe menaxhon urdhrat e ndryshimit te projektit ne lidhje me efektete teknike, financiare dhe kohore.
  • Menaxhon buxhetin dhe vleresimin e kostove
  • Mbajtja e regjistrave te organizuar dhe te detajuar te projektit/ Përgatit raporte në lidhje me statusin e punës
  • Perditeson As-Built pasi puna ka perfunduar.
  • Alokon dhe menaxhon burimet per te siguruar qe ato jane ne dispozicion gjate ndertimit.
  • Mban te informuar te gjithe aktoret e projektit ne lidhje me progresin e punes.
  • Kupton rolin ne ekip dhe bashkepunon ngushtesisht me departamentet e tjera (Ligjore/Prokurime/Financiare)
  • Trajnon dhe ndjek punen e Ing te Kantierit/anetareve kryesor te projektit.
  • Vlereson dhe pergatit procedurat e ofertimit ne tendera ne aspektin teknik / preventive/metodologji.
  • Siguron respektimin e rregullave të sigurisë dhe kodeve të ndërtimit nga ana e Kantierit.

 

 

 

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Diplomë universitare në Inxhinieri Ndertimi

Eksperienca: Preferohet  të paktën 5 vite eksperiencë pune ne fushen e Inxhinierise se Ndertimit.

Aftësi:

– Njohje shume e mire e gjuhes Angleze;

– Njohuri kompjuterike, Microsoft office, Autocad, Programe profesionale;

– Aftësi për të përcaktuar përparësitë dhe për të planifikuar punën në mënyrë efektive.

– Kerkohet te kete fleksibilitet ne levizje per kontroll cdo 2 jave te projekteve ne terren

 


Menyra e aplikimit:

Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al
Ju lutemi të specifikoni në subjektin e-mailit pozicionin vakant për të cilin aplikoni.

Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë.

JU MIREPRESIM!

 


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personaledhe do të përdoren vetëm për qëllime rekrutimi

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 35 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rr.
  • Profili Konsulence, Punesim, Sherbime