Menaxher Projekti 90 views1 application

Job Expired

Mundësi Punësimi – Menaxher Projekti

VEGA Energy, pjesë e VEGA Group, është një kompani udhëheqëse në Shqipëri, e specializuar në dizajnimin, zhvillimin dhe ndërtimin e parqeve fotovoltaike. Ekipi ynë profesional ofron zgjidhje të integruara EPC (Inxhinieri, Prokurimi, Ndërtimi), duke siguruar cilësi të lartë, efikasitet dhe besueshmëri për klientët tanë.

 

Detyra të përgjithshme të rolit:

  • Drejton projekte të sistemit fotovoltaik në shkallë të gjerë për Vega Energy;
  • Mbikëqyr të gjitha fazat e ciklit të projektit, nga konceptimi deri në përfundim;
  • Sigurohet që projektet të përmbushin standardet e industrisë dhe të kontribuojnë në objektivat e energjisë së rinovueshme;
  • Krijon dhe udhëheq një ekip të përshtatshëm për çdo projekt të ri dhe bën përmirësime të nevojshme bazuar në vlerësimin e rregullt të performancës;
  • Nxit dhe bashkëpunon me ekipin për buxhetim me një saktësi prej 99%, duke përdorur metodat më cilësore dhe të kostos efektive;
  • Suporton Menaxherin e Projektit në takimet me klientët potencial sipas nevojës;
  • Kontribuon në fazën e përpilimit të kontratës në lidhje me pikat kryesore të zbatimit;
  • Propozon konsulentë ligjorë, teknikë dhe/ose të tjerë që mund të kontribuojnë në zhvillimin dhe zbatimin e projektit;
  • Zhvillon dhe ruan marrëdhëniet me klientët;
  • Siguron konceptimin teknik të projektit me Departamentin Teknik;
  • Përgatit Gantt Chart të projektit në bashkëpunim me ekipin;
  • Përgatit buxhetin, planifikimin dhe regjistrin e rreziqeve;
  • Angazhohet me ekipin e prokurimit, ndërtimit dhe ekipin e Operacioneve dhe Mirëmbajtjes për të sinkronizuar zbatimin e projektit;
  • Kryen vlerësimin e nevojshëm dhe procedurat e palëve të treta;
  • Koordinon me kontraktorët dhe menaxhon kontratat efektive;
  • Monitoron, raporton përparimin e projektit dhe zvogëlon rreziqet;
  • Menaxhon dokumentacionin e projektit;
  • Siguron që projektet dorëzohen në kohë dhe brenda buxhetit;
  • Siguron respektimin e të gjitha rregullave të shëndetit, sigurisë dhe mjedisit;
  • Kërkim i tregut për furnizuesit më të mirë të materialeve dhe shërbimeve.
  • Sugjeron furnizuesit në divizionin e prokurimit për partneritete të mundshme që do t’i jepnin avantazh operacionit të gjithë grupit;
  • Koordinon me Vega Group dhe nënkompanitë për ekspertizë teknike dhe siguron ndarjen e burimeve;
  • Qëndron i informuar mbi rregulloret vendore dhe kombëtare lidhur me zhvillimin e projekteve të energjisë rinovueshme.

Kriteret dhe kualifikimet:

  • Të jetë i diplomuar në një nga degët e Inxhinierisë. Inxhinieria Elektrike përben avantazh.
  • Minimalisht 5 vite pune në profesion, eksperienca si Menaxher Projekti përben avantazh.
  • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe komunikuese.
  • Të njohë mirë programet kompjuterike, AutoCAD, Microsoft Office, Google Drive.
  • Aftësi të mira analitike për të identifikuar problematika të mundshme në faza të ndryshme të projektit dhe të jetë i aftë të ofrojë zgjidhje.
  • Njohuri të mira të gjuhës Angleze.
  • Të disponojë Leje Drejtimi Kategoria B.

Shënime:

Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj me foto në adresën: rekrutime@vegagroup.al me subjekt “Menaxher Projekti”.

*Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.

 

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 0 Jobs
  • Profili Energjitike