Menaxher Projekti 43 views

Job Expired

Përshkrimi

AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ”Marea Resort” (Kavajë), ”Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), ”Plazhi i Gurtë” (Qeparo), ”Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe ”Meshtekna” Brezovice. 
Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj në departamentin e Menaxhimit në pozicionin: Menaxher Projekti  

Përshkrim i përgjithshëm
Menaxheri i Projektit do të duhet të marrë përsipër përgjegjësitë për menaxhimin e projektit, në të gjitha aspektet teknike, financiare, administrative sipas afateve e procedurave të kompanisë.

Detyrat

  • Planifikon, realizon dhe finalizon projektin sipas afateve kohore dhe buxhetit të përcaktuar (sipas Projekt-Preventivit).
  • Garanton marrjen dhe ekzistencën e informacionit teknik-financiar nga kompania dhe jashtë saj në funksion të zbatimit të projektit.
  • Interpreton dhe realizon në plan pune objektivat e projektit duke mbikqyrur zbatimin e tij sipas buxhetit dhe standardeve të cilësisë.
  • Harton dhe zbaton strategji efikase për reduktimin e kostove.
  • Zhvillon fushata periodike prokurimi në funksion të projektit dhe nevojave të kompanisë, për produktet që kërkohen për zbatimin e tij dhe sipas kontratës të nënshkruar.
  • Ndjek dhe finalizon kontratën me furnitorët e rinj ose ekzistues, pas fushatës së prokurimit.
  • Garanton ndjekjen me përgjegjësi të kostove dhe komunikon me furnitorët për të bërëë të mundur rakordimin me grupet e punës dhe materialeve.
  • Përfaqëson kompanine me pale të treta për çeshtjet e lidhura me projektin.
  • Mbikqyr dhe ndjek në mënyre të vazhdueshme stafin në varësi, duke mbajtur përgjegjësi për performancën e tyre.
  • Analizon dhe interpreton në mënyrë të vazhdueshme ecurinë e projektit dhe e paraqet informacionin në raporte tek Administratori dhe Investitori i kompanisë.

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar Fakultetin Ekonomik, Arkitekture, Inxhinieri Ndërtimi, etj.
  • Preferohen kandidatë me diplome master në Menaxhim.
  • Të ketë të paktën 3 vjet eksperience pune.
  • Preferohen kandidatë me eksperiencë në sektorin e ndërtimit.
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze.
  • Të ketë aftesi shumë të mira menaxheriale, komunikuese, organizuese dhe planifikuese.
  • Të zoterojë në nivel shumë të mire ”Paketën Office”.

Shënime

 

Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresën e email: hr@agikons.com
Nr. Kontakti: 06840 52 085Adresa: Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit” , A0/1, Selite, Tirane.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 7 Jobs
  • Location
  • Rruga/Zona Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit" A0/1
  • Profili Ndertim