MENAXHER MIREMBAJTJE 102 views

Job Expired

DIMENSION është një kompani konsultuese, trajnuese dhe zbatuese në fushën e Menaxhimit Strategjik të Burimeve Njerëzore me një eksperiencë shume vjeçare të stafit të saj në Sistemin e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore.

Për një kompani që operon në fushën e retail, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant:

MENAXHER MIREMBAJTJE

 

 

PËRMBLEDHJA:

Në bazë të informacionit të marrë nga dyqanet, bën shpërndarjen e detyrave dhe të punëve që duhen ndjekur, kontrollon kryerjen e instalimeve, riparime dhe mirëmbajtje elektrike, sistemeve hidraulike në të gjitha dyqanet.

 

 

 

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  • Përgatit planin e punës të grupit teknik në bazë të informacioneve që kanë ardhur nga rrjeti i dyqaneve;
  • Menaxhon grupin teknik në procesin e mirëmbajtjes, riparimit, rinovimit dhe zhvendosjes së instalimeve, pajisjeve dhe njësitë e mëdha.
  • Bën kontrrollin periodik të pajisjeve të dyqaneve (frigorifer, dhoma frigoriferike, gjenerator, pajisjeve të tjera etj);
  • Ndjek punët e bëra nga kontraktorët e jashtëm duke përdorur njohuritë e fituara nga përvoja;
  • Informon teknikët mbi rregullat e sigurimit teknik;
  • Plotëson të gjitha funksionet sipas porosive të përcaktuara kohore dhe prodhuese;
  • Ndjek të gjitha njoftimet nga dyqanet për probleme të ndryshme të aparateve ose instalimeve;
  • Raporton të gjitha mungesat e pajisjeve dhe problemet e mirëmbajtjes tek menaxheri dhe i dokumenton tek libri i dokumentave;
  • Eshtë përgjegjës për zbatimin me rigorozitet të rregullave për sigurinë teknike;
  • Ndryshon në mënyrë eficiente vegla të reja për t’ju përshtatur specifikimeve të përcaktuara për sigurinë;

 

 

 

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Preferohet të zotërojë diplomë universitare.

Eksperienca: Të ketë përvojë pune në pozicione te ngjashme minimumi 2 vite.

Aftësi:

– Njohuri në mirëmbajtje dhe riparime, në saldime, HVAC, karpentieri, elektricitet, në pajisjet hidraulike, etj. të veglave, pajisjeve dhe materialeve, të riparimeve të lehta;

– Aftësi pune në mirëmbajtje dhe problemet e riparimeve;

– Aftësi pune për të riparuar lehtë sistemin e pajisjeve mekanike, për të lexuar, interpretuar dhe zbatuar planet e ndërtimit, specifikime dhe projekte, të ndjek udhëzimet e shkruara dhe të thëna;

Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetëm në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al
Ju lutemi të specifikoni në subjektin e-mailit pozicionin vakant për të cilin aplikoni.

Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë.

JU MIRËPRESIM!

 

 

 

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personaledhe do të përdoren vetëm për qëllime rekrutimi

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 35 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rr.
  • Profili Konsulence, Punesim, Sherbime