Menaxher Mirëmbajte 58 views

ARKA Hotel pjesë e kompanisë ATDG (Art and Tourism Development Group), një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe hotelerisë,

Ju fton të aplikoni në pozicionin e:

Menaxher Mirëmbajte

Përshkrim i përgjithshëm

Menaxheri i Mirëmbajtjes do të jetë përgjegjës për mirëmbajtjen e ambjenteve të përbashkëta të hotelit sipas rregullave dhe standardeve të kompanisë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Përgatit planin e punës për inspektimin dhe mirëmbajtjen e ambjenteve të hotelit dhe zbaton atë në objektiva për stafin;
  • Përgatit rregullorën e sigurimit teknik dhe garanton zbatimin e saj;
  • Inspekton njësitë e hotelit dhe evidenton riparimet që duhen realizuar duke berë shënimet përkatëse në database;
  • Inspekton strukturat mekanike & elektrike si edhe kaldajat, sistemet e ventilimit dhe pompave që të funksionojnë sipas parametrave të përcaktuara;
  • Përgatit raporte për shpenzimet e realizuara për mirëmbajtjen e ambjenteve të hotelit;
  • Kontrollon sistemet mbrojtëse nga zjarri;
  • Përgatit procedurat e ndërveprimit të sektorit të mirëmbajtjes;
  • Planifikon dhe supervizon punën e stafit në varësi;

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Të ketë përfunduar studimet në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit;
  • Të ketë eksperiencë pune të mëparshme si Menaxher në fushën e ndërtimit ose në atë të mirëmbajtjes;
  • Të zotrojë shumë mirë “Paketën Office’’;
  • Të ketë njohuri mbi sistemet elektrike, hidraulike, mekanike, etj;
  • Të ketë njohuri mbi procedurat e inspektimit dhe sigurisë në vendin e punës;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese me kolegët, stafin dhe klientët;
  • Të jetë i aftë të organizojë punën në menyrë individuale dhe në grup;

Aplikantët e interesuar të cilët plotësojnë kërkesat e përmendura më lart janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre deri në adresën e emailit: hr@atdg.al, ose të kontaktojnë në numrin e telefonit: +355686082912

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

More Information

Apply for this job Apply via Facebook
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 20 Jobs
  • Location
  • Profili Turizem