Menaxher Marketingu 58 views1 application

Job Expired
FRIGOALB Shpk,
Kerkon te punesoje :

MENAXHER

FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE
Menaxheri i dhe shitjeve ndihmon në planifikimi dhe zhvillimin e strategjive të shitjes dhe marketingut, hartimin e plan buxhetit, menaxhimin e marrëdhënieve me klientin, hartimin kontratash, si dhe bashkëpunimin me strukturat vartëse për realizimin e shitjeve.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  • Të krijojë dhe propozojë te bordi strategjik strategji marketingu;
  • Hartimin e fushatave sezonale për rritjen e shitjeve;
  • Njohja e realitetit shqiptar me qëllim përshtatjen e strategjive dhe fushatave të marketing;
  • Të krijojë mardhënie bashkëpunimi me agjensi publicitare;
  • Të ketë njohuri në DIGITAL MARKETING;
  • Hartimi i buxhetit vjetor të marketingut, ndjekja dhe realizimit të tij;
  • Drejton grupin në realizimin e objektivave;
  • Përfaqësimi i kompanise në evente dhe media të ndryshme;
  • Manaxhimi i kanaleve sociale të medias së kompanise;
  • Përgatit analiza të tregut, të konkurrencës, të ҫmimeve, të kënaqësisë së klientit, të elementeve publicitare dhe ia prezanton ato Bordit;
  • Përgatit plan media- për të marketuar sa më shumë brandin e kompanisë; Zhvillimin dhe përmiresimin e njohjes së Brand-it;
  • Kërkimi dhe gjetja e zgjidhjeve efikase e të gjitha mënyrave të mundshme për të bërë marketing;
  • Monitorimi i zbatimit të aktiviteteve të marketingut brënda buxhetit dhe në cilesinë e kërkuar;
  • Organizimi i promocioneve të vazhdueshme si element taktike për të rritur shitjet; organizimi i aktiviteteve sezonale për të rritur shitjet;
  • Krijon sherbime dhe paketa te reja;
  • Ndan detyrat dhe përgjegjesitë për stafin në varësi edhe kontrollon zbatimin e detyrave në afat shkurter dhe afat vjetor;

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Të ketë përfunduar arsimin e lartë (e preferueshme në profilin e marketingut ose menaxhim biznesi);
Eksperiencë Pune: Të paktën 2 vjet përvojë profesionale, përbën përparësi përvoja në Biznes;

Aftësi:

  • Aftësi për studimin e tregut;
  • Aftësi për të matur rikthimin e investimeve të bëra në marketing;
  • Aftësi komunikimi dhe krijimi i marrdhënieve të bashkëpunimit me klientët;
  • Aftësi krijuese;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Njohuri shumë të mira të programevë të paketës Office;

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV) në adresën info@frigoalb.com
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 1 Jobs
  • Location Tiranë
  • Profili Elektro-Shtepiake