Menaxher Key Account 35 views

Pozicioni: Menaxher Key Account
Departamenti i Shitjeve
Kategoria e produkteve te fresketa
“KOSMONTE FOODS TIRANA” sh.p.k, kompani lider ne treg ushtron aktivitetin e saj ne fushen e importit dhe distribuimin e produkteve ushqimore ne Shqiperi, Kosove, Gjermani dhe Dubai. “Kosmonte Foods Tirana”, ofron pune te rregullt brenda dhe jashte vendit, te qendrueshme dhe me kontrate afatgjate, shperblime dhe bonuse ne baze te performances dhe realizimeve. Për shkak të zgjerimit të vazhdueshëm kompania është në kërkim të stafit të ri energjik dhe me dëshirë për rritje profesionale. Kjo shoqeri shpall konkursin per pozicionin e punes: 
Menaxher Key Account per Kategorine e produkteve te fresketa

Ky pozicion kerkon pergjegjshmeri te larte per tju pergjigjur kerkesave specifike qe kane klientet e biznesit. Menaxheri Key Account eshte pergjegjes per ecurine, bashkepunimin dhe shkembimin e informacionit me klientin biznes. Duhet te kete aftesi te mira organizuese per zgjidhjen e situatave negative ndaj klienteve tane te biznesit te madh qe jane teper te ndjeshem ndaj zgjidhjeve fleksibel te problematikave te tyre.

Pershkrimi i Punes:
-Vizita sistematike e pikave te shitjes te percaktuara nga Supervizori shitjes
-Kontrolli, mbikeqyrja e produkteve te kompanise ne pikat shitese
-Marrja e porosive nga pikat shitese dhe dergesa e menjehershme ne Magzinen qendrore
-Mbikeqyrja sitematike ne pikat shitese ne menyre qe te mos kete mungese te produkteve ne asnje moment
-Analiza e sasise se porosive me qellim shmangien e mungeses se produkteve ose mbingarkeses
-Pergjigjet dhe jep zgjidhje per cfaredo levizje negative ne pikat shitese qe mund te kete ndikim negativ ne produktet qe tregton kompania apo ne imazhin e saj ne treg
-Raporton per gjendjen ne treg, ne menyre te vecante per mallrat konkurrente si dhe per cfaredo verejtje apo sugjerim tjeter nga bleresit
-Mban evidence ditore per punen ne terren, referon veshtiresite eventuale dhe propozon zbatimin e masave te caktuara per raste konkrete
-Prezanton produkte e reja te te gjithe klientet te cilet viziton
-Percjell skadimin e afateve te produkteve neper markete, dhe ne menyre te vecante per produktet per te cilat eshte kontraktuar kthimi i tyre, si dhe hulumton mundesine e shperndarjes se ketij malli.
-Zhvillimi dhe ruajtja e marredhenieve me klientet
-Rekrutimi dhe rritja e vazhdueshme e klienteve.

Kualifikime/Kerkesa:
Arsimi i lartë (Fakulteti ekonomik)
Eksperienca të ngjashme në fushën e shpërndarjes, distribucionit në tregun shqiptar,
Të posedojë leje drejtimi automjeti
Njohja e gjuhes angleze perben avantazh.
Duhet t’i permbahet ketyre rregullave:
Të jetë korrekt dhe i disiplinuar në menaxhimin e produkteve te Kompanisë,
Aftësi të mira komunikuese,
Aftësi të mira tregetimi dhe negocimi,
Aftesi per te menaxhuar kohen ne terren,
Aftesi te mira organizative ne zgjidhjen e situatave te ndryshme ne treg,
Te kete perkushtim maksimal gjate orarit te punes,
Te karakterizohet nga ndershmeria, integriteti dhe korrektesia,
Te kete aftesi organizative, dhe te ndihmoj ne dhenien e ideve te reja,
Te eci me te njejtin hap me qellimet dhe synimet e kompanise,
Te ruaj konfidencialitetin dhe te kete etike te larte profesionale.

Shenime:
Ky pershkrim pune nuk eshte gjitheperfshires. Punemarresi mund te kryej dhe detyra te tjera per plotesimin e nevojave te kompanise.
· Te gjithe te interesuarit jane te mirepritur te dergojne CV, si dhe te percaktojne pozicionin per te cilen aplikojne, ne email: apliko@kosmontefoods.al ;
· Ju informojme se vetem kandidatet e perzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do te njoftohen per interviste.
· Emeroni CV-ne sipas ketij formati (emer [hapsire] mbiemer [hapsire] CV) dhe pozicionin e deshiruar.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

More Information

Apply for this job Apply via Facebook
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 1 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Domje, Rr.Frashnjet
  • Profili Tregti