Menaxher Kategorie (për produktet ushqimore/jo ushqimore) 60 views

Conad rrjeti më i madh i supermarketeve, në Shqipëri, operativ qe prej vitit 2006,

kërkon të punësojë:
Menaxher Kategorie (për produktet ushqimore/jo ushqimore)

Kriteret bazë që duhet të plotësojnë kandidatët për këte pozicion janë:

  • Të jenë të diplomuar në Menaxhim ose Ekonomi preferohet ti kete kryer studimet Universitare ne Itali;
  • +3 vite përvojë pune në të njëjtën fushë;
  • Njohuri të mira të gjuhës Italiane (avantazh zotërimi i çdo gjuhe tjetër e BE);
  • Njohuri të paketës Office (përbën avantazh njohuritë në programet financiare);
  • Aftësi shumë të mira analitike dhe negociuese;
  • Aftësi për të punuar në grup dhe për të menaxhuar dinamikën e pozicionit;

Detyrat kryesore që do të kryhen:

  • përcakton dhe modifikon asortimentin e produkteve të kategorisë
  • kontrollon performancën e produkteve individuale
  • analizon dhe përmbledh të dhënat në lidhje me tendencat e shitjeve të produkteve
  • negocion dhe mban maredhenie te vazhdueshme me furnitoret kontrollon ciklin e riporositjes së mallrave, duke siguruar konsistencën e stoqeve në Magazinë, për furnizim korrekt të produkteve
  • menaxhon mosmarreveshjet me furnitoret dhe pikat e shitjes per produkte me probleme cilesie dhe per cmime te ndryshme nga ato te kontraktuara
  • planifikon aktivitete promovuese dhe bashkepunon me sektorin marketing duke verifikuar efektivitetin e tyre
  • menaxhon komunikimin e ofertave per produktet në platformën e shitjeve online sipas kalendarit promocional.
  • menaxhon dhe arkivon dokumentacionin e produkteve, skedat me të dhënave teknike, certifikatat dhe ia transferon këto të dhëna dyqaneve në përputhje me kërkesat e përcaktuara me ligj.

Ofrojmë:

  • Një pozicion të rëndesishëm në një kompani ndërkombëtare, me një histori të gjatë suksesi
  • Një ambient pune stimulues, me mundësi konkrete për rritje profesionale
  • Paketë ekonomike interesante në bazë të eksperiencës dhe kompetencave

CV-ja duhet të plotësohet në gjuhën italiane dhe të dërgohet në

adresën e-mail: hr@conadalbania.al
nr celulari: 0689058529

Të dhënat e aplikantëve mblidhen, përpunohen dhe trajtohen në mënyrë konfidenciale në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar.

More Information

Only candidates can apply for this job.
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 9 Jobs
  • Location Tiranë
  • Profili Supermarket