Menaxher i Njësisë së Kostove 16 views

 

Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI), pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

 

 

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

 

Pozicioni: Menaxher i Njësisë së Kostove

Departamenti: Raportimit, Kostove dhe garantimit të Cilësisë

Vendodhja: Tiranë

 

 

Përmbledhja e Pozicionit: Menaxheri i Njësisë së Kostos ka përgjegjësi kryesore për ndjekjen periodike të kostove të objekteve, në bashkëpunim me degën teknike dhe financiare. Ai/ajo është përgjegjës/e për hartimin e preventivave, përfshirë përcaktimin e çmimeve për zërat përkatës dhe për punimet shtesë.

Menaxheri raporton drejtpërdrejt te Drejtuesi i Departamentit dhe te Menaxherët e Projekteve, për çështjet që lidhen me kantiere dhe zbatimin në terren. Gjithashtu, ai/ajo kryeson procesin e hartimit të preventivave për projektet që projektohen nga shoqëria, si dhe ndjek dhe koordinon punën e stafit që ka në varësi.

 

 

 

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Drejton, orienton dhe monitoron stafin e njësisë në realizimin e detyrave të mëposhtme:
  • Monitorimi i situacioneve mujore, librezës së masave, analizës së çmimeve; përfshirë kontrollin e situacioneve të nënkontraktorëve dhe përgatitjen e situacionit përmbledhës për objektet.
  • Rakordimi mujor me Departamentin e Financës për inventarët, gjendjen në magazinë dhe shkarkimin e materialeve.
  • Përpilimi dhe hartimi i preventivave me çmimet përkatëse për zërat e punimeve që realizohen nga kompania.
  • Kontrolli i preventivave dhe çmimeve përkatëse të projekteve të ardhura nga studiot e projektimit.
  • Ndjekja periodike e kostove gjatë fazës së ndërtimit, në bashkëpunim me Menaxherët e Projekteve (PM), Përgjegjësit Teknikë (PT) dhe Inxhinierët e Kantierit (IK).
  • Përgatitja e preventivave për paketat tenderuese.
  • Vlerësimi i projekteve të reja që ndodhen në proces shqyrtimi.
  • Hartimi i preventivave dhe situacioneve për punimet shtesë të kërkuara nga klientët, si dhe për rimbursimet dhe rakordimet përfundimtare.
  • Rishikimi dhe përditësimi i analizave teknike dhe manualit të çmimeve, në përputhje me zhvillimet e tregut dhe publikimet zyrtare.
  • Rishikimi periodik i legjislacionit dhe botimeve në Fletoren Zyrtare që lidhen me kostot e ndërtimit dhe procedurat e kontrollit tatimor.
  • Raportimi i kostove të objekteve tek Drejtuesi I Departamentit, Drejtori Teknik dhe
  • Departamenti i Financës.
  • Kryerja e kontrolleve të tregut për çmimet e ofruara nga kontraktorët dhe nënkontraktorët, duke raportuar tek Menaxheri i Projektit për të mbështetur procesin e negocimit dhe fiksimit të çmimeve në preventivin e kontratës së sipërmarrjes.
  • Përgatitja e Buxhetit vjetor, Progres/Kost Raporteve dhe Cash Flow te kompanive investiture me frektuence mujore te punimeve.
  • Azhornimi i buxhetit vjetor për projektet e ndryshme.
  • Kryerja e analizës tekniko-financiare të projekteve.
  • Pjesëmarrja në studimet e fizibilitetit për mundësitë e zhvillimit të projekteve.
  • Përcaktimi i nevojave për staf, organizimi i punës dhe miratimi i detyrave në koordinim me Drejtorin e Departamentit dhe Zëvendës Drejtorin Ekzekutiv të shoqërisë.
  • Në bashkëpunim me Departamentin e Burimeve Njerëzore, përgatitja e vlerësimit të performancës për punonjësit që janë nën varësinë direkte të tij/saj.

 

Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare në Inxhinieri Ndertimi

 

Kualifikime të tjera:

 

  • Eksperiencë mbi 10 vjet si preventivues ose specialist i kontrollit të kostos për projekte ndërtimi civile dhe industriale
  • Aftësi për t’u përshtatur me teknologjitë dhe kërkesat e reja që dikton tregu i ndërtimit.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe punë efektive në grup.
  • Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime strategjike.
  • Aftësi menaxhuese, koordinuese dhe organizuese.
  • Njohje shumë e mirë e legjislacionit për punimet e ndërtimit.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese, si me shkrim ashtu edhe me goje.
  • Njohuri shume të mira në paketën Microsoft Office, AutoCad si dhe programe të tjera të lidhura me punën;

 

Mënyra e aplikimit: Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre dhe letrën e motivimit në link:

https://balfinconstruction.zohorecruit.eu/jobs/Careers/21072000002420001/Menaxher-i-Nj%C3%ABsis%C3%AB-s%C3%AB-Kostove?source=CareerSite

 

 

 

Afati i dorëzimit: 06/06/2025

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur ngaKuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

 

More Information

Only candidates can apply for this job.
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 16 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Komuna e Parisit, Godina nr.3, kati 1
  • Profili Ndertim