Menaxher i Kujdesit ndaj Klientit 57 views

Job Expired

Përshkrimi

AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ”Marea Resort” (Kavajë), “Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), “Plazhi i Gurtë” (Qeparo), “Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe “Meshtekna” Brezovice.Menaxheri i Kujdesit të Klientit është përgjegjës për implementimin e kontratës ndërmjet porositësit/blerësit dhe pika e vetme e kontaktit ndërmjet kompanisë dhe porositësit/blerësit.

Detyrat

Koordinon ndërmjet kompanisë dhe blerësit/porositësit për të gjitha çëshjet që lindin pas nënshkrimit të kontratës, duke ndjekur me përpikmëri proçedurat e kompanisë dhe plotësimin në kohë të kërkesave; Pasqyron me foto punimet e përditshme për të prezantuar në departamentet përkatëse ecurinë e zbatimit të projekteve që lidhen me pronat e kompanisë; Fotografon njësitë e shërbimit/banimit përgjatë punimeve periodikisht çdo muaj dhe sipas kërkesave specifike; Menaxhon proçesin e kërkesave të klientit për ndryshime në pronën e blerë, duke plotesuar format respektive, dorëzimin në departamentet e caktuara, si dhe njoftimin e klientit sipas vendimeve të marra; Menaxhon proçesin e kërkesave të miratuara për ndryshime për klientin, duke filluar nga pritja e klientit deri në finalizimin e zbatimit të projektit; Ndjek dhe informon klientët për fazat e punimeve të projektit; Ndjek dhe kërkon nga inxhinieret zbatues dhe menaxherët financiare zbatimin e kërkesave të miratura të klientit; Ndjek marrëdhëniet financiare të klientit me kompaninë, të cilat kushtëzojnë dhe përcaktojnë zbatimin e kërkesave të miratura për ndryshime për objektin e klientit; Shoqëron klientin në objekt, për të parë ecurinë e projektit; Shoqëron klientë potenciale për vizita në zonën e përcaktuar, kur i kërkohet; Menaxhimi i kërkesave për ndryshime nga klienti, duke ndjekur me përpikmeri proçedurat e kompanisë, nga momenti i blerjes së pronës deri në dorëzimin e saj; Menaxhimin e projekteve zhvillimore; Negocim me pronarët e tokave për projektet që do të ngarkohen dhe koordinimin me departamentet e tjera të kompanisë përgjatë fazave të zhvillimit të projekteve; Kujdes klienti në asistencë teknike, ligjore, marketing, shitje; Njohje shumë të mirë të produkteve dhe shërbimeve të kompanisë, grupit; Krijimin dhe mbajtjen e marrëdhënieve me klientët nëpërmjet shërbimit ekselent dhe synimi i marketingut “Word of mouth” për shitjen e produkteve/shërbimeve në projektet aktuale dhe të ardhme të kompanisë. Objektiva Shitje dhe Marketing: Ndjekje e kontratave për arritjen në kohë të implementimit të tyre; Trajtimi brënda afateve i të gjitha kërkesave të klientëve; Menaxhim i situatave për një rezultat win-win, klient-kompani; Identifikimi i mundësive për zhvillim biznesi; Krijimin dhe mbajtjen e marrëdhënieve me klientet nëpërmjet shërbimit ekselent. Objektiva Financiarë: Implementimin në kohë të kontratës për të arritur arkëtimet sipas përcaktimeve në kontrate; Mbledhjen e parave ne kohe sipas kesteve ne kontrate, si edhe ndjekjen e pagesave me vonese. Objektiva Operacionale: Njohje të stokut, të detajeve teknike të produktit, të proçedurave të shitjes, kujdesit të klientit, tipit të kontratave që përdoren për secilin rast, planet e pagesave të klienteve, financimin nga bankat për klientët dhe suportin që ofrohet nga kompania në të gjithë procesin.

Kualifikimet

Të ketë përfunduar Arsimin e lartë; Të ketë mbi 5 vjet eksperience pune në fusha të ngjashme; Të njohë shume mirë një gjuhe të huaj, preferohet anglish; Të njohë shumë mirë Paketën Office dhe ndonjë program tjetër; Të ketë aftesi të mira të punuarit në grup; Të ketë aftesi të mira menaxheriale si dhe vendimarrëse; Aftësi të mira ndërveprimi në biznes dhe shitje; Aftësi të shkëlqyera në komunikim verbal dhe të shkruar, me palët e interesuara dhe me të gjithë palët e tjera; Aftësi të mira negociuese në mbyllje kontratash.

Shënime

Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV në adresën tonë të email: hr@agikons.com ose të na kontaktojnë në numrin tonë të cel: 068 40 52 085.
Adresa: 
Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, A0/1. Tirane, Albania.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 7 Jobs
  • Location
  • Rruga/Zona Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit" A0/1
  • Profili Ndertim