Menaxher Gjelberimi 43 views

S&D Invest” është një nga kompanitë e mirënjohura në fushën e menaxhimit dhe administrimit të pronës së përpashkët, e cila menaxhon rezidenca dhe resorte turistike duke zhvilluar ambjente funksionale, të sigurta, të pastërta, të gjelbërta, të cilat ndikojnë në cilësinë e jetëses në komunitet.

“S&D Invest” për Rezidencën Kodra e Diellit, ju fton të aplikoni në pozicionin e punës:

Menaxher Gjelberimi

Përshkrim i përgjithshëm

Menaxheri i Gjelbërimit do të jetë përgjegjës për planifikimin dhe përcaktimin e detyrave për ruajtjen e sipërfaqeve të gjelbra dhe shtimin e tyre, duke u mbështetur në plane të përcaktuara për gjelbërimin.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Zhvillon dhe kordinon punën e brigadës së gjelbëruesve me planet e detajuara për gjelbërimin e ambjenteve;
  • Përcakton sipas një plani të detajuar punën për proceset e mirëmbajtjes së sipërfaqeve të gjelbëra;
  • Inspekton punën e brigadës së gjelbëruesve për të siguruar efikasitetin e saj dhe përfundimin e proceseve të punës sipas afateve të caktuara;
  • Mbikqyr efikasitetin në punë të punëtorëve të brigadës së gjelbërimit dhe planifikon trajnimin e tyre për procese të ndryshme të punës;
  • Përgatit situacione dhe kërkesa për materialet e nevojshme për gjelbërimin e sipërfaqeve të ndryshme;

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë për horikulturë ose inxhinieri pyjesh;
  • Të ketë minimalisht 5 vjet pune;
  • Të analizoj, vlerësoj dhe koordinoj planifikimin e punëve sezonale të nevojshme si dhe të përmbushi qëllimet e grupit të punës brenda kufijve të caktuar kohor;
  • Të koordinoj dhe përcaktoj  pajisjet  e personelit dhe materialet  e nevojshme për përfundimin me sukses te projekteve;
  • Të përgatisë  raporte të qarta, konçize  dhe të plota për punën në sektorin e tij;
  • Të punuoj në grup  me menaxherët dhe stafin në një shumëllojshmëri  procesesh;
  • Të krijoj dhe të ruaj marrëdhënie  korrekte me bashkëpunëtorët, punonjësit gjatë procesit të punës;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, ndërpersonale dhe organizative;
  • Të ketë njohuri të mira të ‘’Paketës Office’’;

Aplikantët e interesuar të cilët plotësojnë kërkesat e përmendura më lart janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre deri në adresën e emailit: standart@agikons.com, ose të kontaktojnë në numrin e telefonit: +355686082912

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

More Information

Apply for this job Apply via Facebook
Share this job