Menaxher/e Shitjesh 65 views

Job Expired

Kompania F&M Reklama, është duke zhvilluar struktura të reja të departamenteve për t’i shërbyer më mirë qëllimeve për t’u rritur dhe përmirësuar.
Për të zgjeruar Departamentin e Shitjeve, jemi duke kërkuar Menaxher/e Shitjesh.


Çfarë bën menaxheri i shitjeve në kompaninë F&M Reklama?

  • Dëgjon me vëmendje kërkesat e klientit në kontakt direkt apo nëpërmjet telefonit ose email-it.
  • Komunikon në mënyrë profesionale zgjidhjet më të mira për kërkesën.
  • Synon të negociojë dhe të realizojë shitjen.
  • Ndërton marrëdhënie të qëndrueshme me klientët.
  • Menaxhon një portofol të caktuar klientësh.
  • Delegon me përgjegjshmëri tek kolegët përkatës sipas situatave.

Çfarë kualifikimesh duhet të ketë një kandidat potencial për këtë pozicion?

  • Të ketë përfunduar të paktën studimet Bachelor për Administrim Biznes, Marketing, Komunikim, Inxhinieri ose degë të ngjashme.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, në të folur dhe në të shkruar.
  • Aftësi shumë të mira ndërpersonale
  • Njohuri të mira të paketës Office.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze.
  • Eksperienca në shitje +5 vjet.
  • Eksperiencë në menaxhim stafi.
  • Zotëron patentë Klasi B

Çfarë ofron kompania F&M Reklama për aplikantin e përzgjedhur?

  • Trajnime specifike në lidhje me anët teknike të produkteve, shërbimeve dhe të projekteve të ndryshme.
  • Një ambient shumë pozitiv, me njerëz energjikë që kanë dëshirë të zhvillohen, që bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe janë të gatshëm të ndihmojnë kolegët në zgjidhjen e problematikave.
  • Kushte financiare të favorizuara për tregun ku operojmë.
  • Sigurimi i mjeteve të nevojshme për të kryer sa më mirë operacionet e përditshme.
  • Aktivitete të shpeshta për t’u argëtuar, për t’u përmirësuar dhe për të ndërtuar marrëdhënie edhe më të forta midis stafit.

Shitja, komunikimi dhe negocimi janë sfiduese për ju?
Apliko Tani duke dërguar CV-në tek adresa e e-mail hr@fmreklama.al brenda datës 31/03/2022

Për më tepër informacion mund të kontaktoni edhe në nr e telefonit 067 60 42 013

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 0 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rr. Prush, Vaqarr, Tirana, Albania
  • Tel/Mob 067 200 5985
  • Profili Marketing