Menaxher /e Shitje 66 views

Job Expired

Art & Tourism Development Group është një nga Kompanitë lider në Industrinë e Hotelerisë dhe Turizmit me një shtrirje të gjerë në bregdetin shqiptar.

Art & Tourism Development Group ështe në kërkim të:

Menaxher /e Shitje

 

Përshkrim i përgjithshëm

 

Menaxheri i Shitjeve është përgjegjës për drejtimin dhe menaxhimin e Departamentit te Shitjeve dhe te Departamentit te Back Office.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

 

  • Kuptojnë plotësisht strategjinë e biznesit duke e promovuar atë;
  • Analizojnë tendecat e tregut dhe aktivitetin e konkurrentëve për të indentifikuar pikat e rëndësishme të biznesit;
  • Krijojnë dhe përditësojnë planin e veprimeve dhe objektivat financiare;
  • Identifikojnë tregje të reja dhe mundësi biznesi për rritjen e shitjeve;
  • Bashkëpunojnë ngushtë me departamentin e rezervimeve për zhvillimin dhe strategjinë e çmimeve;
  • Negociojnë tarifat / paketat e akomodimeve dhe shërbimeve të tjera me agjensitë / operatorët turistikë, klientët e korporatave, eventeve, grupeve etj;
  • Kryejnë takime dhe komunikojnë, për të gjeneruar të ardhura shtesë nga klientët ekszistues dhe klientët e rinj;
  • Zhvillojnë, zbatojnë dhe promovojnë tarifa / paketa të ndryshme në kanalet e marketingut online, duke përfshirë kanalet e mediave sociale;
  • Përfaqësojnë hotelin / biznesin në evente dhe ekspozita të ndryshme;
  • Hartojnë dhe negociojnë kontratat e hotelit, me agjensitë / operatorët turistikë, klientët e korporatave, eventeve, grupeve etj. në përputhje me kushtet aktuale të biznesit dhe çmimeve;
  • Bashkëpunojnë ngushtë me departamentet e tjera për t’ju ofruar një eksperiencë të jashtëzakonshme klientëve;
  • Hartojnë raportin e aktivitetit të shitjeve javore si dhe krijojnë e monitorojnë raportin mujor të shitjeve;

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Është e preferueshme që kandidatët të kenë përfunduar studimet e larta nëFakultetin e Ekonomisë dhe/ose Hoteleri Turizem, (kualifikimet pasuniversitare përbëjnë avantazh);
  • Të kenë mbi 5 vjet eksperiencë pune në ketë pozicion;
  • Preferohen kandidatë të cilët kanë eksperienca të mëparshme në sektorin e shërbimeve;
  • Kandidatët duhet të jenë të aftë për të përballuar fluksin e punës, të menaxhojnë mirë stresin dhe të marrin vendime në situata të vështira brenda një kohe të shkurtër;
  • Te jenë të vëmendshëm ndaj detajeve;
  • Të kenë aftësi shumë të mira marketingu dhe shitje;
  • Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndërvepruese me të tjerët;
  • Të kenë aftësi shumë të mira analitike, vendimarrëse dhe manaxheriale;
  • Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;
  • Duhet të jenë të pajisur me patentë;

Lutemi të dërgoni CV-në dhe referenca të eksperiencave të mëparshme në adresen e e-mailit: hr@atdg.alTë interesuarit të specifikojnë pozicionin e tyre të punës gjatë aplikimit!

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 20 Jobs
  • Location
  • Profili Turizem