Art & Tourism Development Group është një nga Kompanitë lider në Industrinë e Hotelerisë dhe Turizmit me një shtrirje të gjerë në bregdetin shqiptar.
Art & Tourism Development Group ështe në kërkim të:
Menaxher /e Shitje
Përshkrim i përgjithshëm
Menaxheri i Shitjeve është përgjegjës për drejtimin dhe menaxhimin e Departamentit te Shitjeve dhe te Departamentit te Back Office.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Kuptojnë plotësisht strategjinë e biznesit duke e promovuar atë;
- Analizojnë tendecat e tregut dhe aktivitetin e konkurrentëve për të indentifikuar pikat e rëndësishme të biznesit;
- Krijojnë dhe përditësojnë planin e veprimeve dhe objektivat financiare;
- Identifikojnë tregje të reja dhe mundësi biznesi për rritjen e shitjeve;
- Bashkëpunojnë ngushtë me departamentin e rezervimeve për zhvillimin dhe strategjinë e çmimeve;
- Negociojnë tarifat / paketat e akomodimeve dhe shërbimeve të tjera me agjensitë / operatorët turistikë, klientët e korporatave, eventeve, grupeve etj;
- Kryejnë takime dhe komunikojnë, për të gjeneruar të ardhura shtesë nga klientët ekszistues dhe klientët e rinj;
- Zhvillojnë, zbatojnë dhe promovojnë tarifa / paketa të ndryshme në kanalet e marketingut online, duke përfshirë kanalet e mediave sociale;
- Përfaqësojnë hotelin / biznesin në evente dhe ekspozita të ndryshme;
- Hartojnë dhe negociojnë kontratat e hotelit, me agjensitë / operatorët turistikë, klientët e korporatave, eventeve, grupeve etj. në përputhje me kushtet aktuale të biznesit dhe çmimeve;
- Bashkëpunojnë ngushtë me departamentet e tjera për t’ju ofruar një eksperiencë të jashtëzakonshme klientëve;
- Hartojnë raportin e aktivitetit të shitjeve javore si dhe krijojnë e monitorojnë raportin mujor të shitjeve;
Kualifikimet dhe Aftësitë:
- Është e preferueshme që kandidatët të kenë përfunduar studimet e larta nëFakultetin e Ekonomisë dhe/ose Hoteleri Turizem, (kualifikimet pasuniversitare përbëjnë avantazh);
- Të kenë mbi 5 vjet eksperiencë pune në ketë pozicion;
- Preferohen kandidatë të cilët kanë eksperienca të mëparshme në sektorin e shërbimeve;
- Kandidatët duhet të jenë të aftë për të përballuar fluksin e punës, të menaxhojnë mirë stresin dhe të marrin vendime në situata të vështira brenda një kohe të shkurtër;
- Te jenë të vëmendshëm ndaj detajeve;
- Të kenë aftësi shumë të mira marketingu dhe shitje;
- Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndërvepruese me të tjerët;
- Të kenë aftësi shumë të mira analitike, vendimarrëse dhe manaxheriale;
- Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;
- Duhet të jenë të pajisur me patentë;
Lutemi të dërgoni CV-në dhe referenca të eksperiencave të mëparshme në adresen e e-mailit: hr@atdg.al; Të interesuarit të specifikojnë pozicionin e tyre të punës gjatë aplikimit!
More Information
- Experience Level me eksperience